Presidentja Vjosa Osmani tha në një intervistë për median arabe “Al Aan”  tha se problemi që lindi mes Qeverisë së Kosovës dhe ndërkombëtarëve lidhur me dinarin serb qëndron tek mënyra se si u komunikua.

Për këtë arsye, ajo sugjeroi bisedime me aleatët perëndimore, me qëllim arritjen e një dakordësie rreth kësaj çështjeje.

Osmani u shpreh e sigurt se do të zgjidhet çështja e dinarit, ndërsa u ndal edhe në sulmin e Banjskës.

“Këto dëshmi janë konfirmuar nga aleati ynë më i rëndësishëm, dhe janë ndarë me shtetet anëtare të NATO-s. Gjithçka çon te Vuçici. S’po flasim te humbja e tij e kontrollit ndaj disa bandave. Po flasim për të se ka organizuar e urdhëruar sulmet nëpërmjet bandave. Të gjithë e dinë, kam pritur në zyrë shumë liderë e ma kanë konfirmuar këtë”, tha Osmani.

Sipas saj,  çdo shtet e vendos vetë se si do t’i përdorë këto dëshmi. Për hetimet vendore, ajo tha se një pjesë e tyre është publikuar, dhe për tjetrën do të vendosë Policia.

“Të gjitha dëshmitë janë aty për ata që duan t’i shohin. Por, ka disa shtete që s’duan t’i përdorin e të tjerat që duan t’i injorojnë”, tha Osmani në intervistën për median arabe