Kritiku Papagjoni: Spektatorët duhet të ndjejnë era parfum, teatri ynë vjen era myk dhe lagështirë

Kritiku Papagjoni: Spektatorët duhet të ndjejnë era parfum, teatri ynë vjen era myk dhe lagështirë

Në mes kritiku i artit, Josif Papagjoni

Kritiku i artit, Josif Papagjoni shprehet pro ndërtimit të një godine të re të Teatrit të Kombëtar. I pranishëm sot në tryezën e diskutimeve të thirrur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës me artistët, arkitektët dhe urbanistët, Papagjoni deklaroi se godina aktuale e Teatrit Kombëtar nuk ka asnjë simotër në Ballkan dhe Europë, për nga forma dhe kushtet që ajo që ofron për artin dhe spektaktorët.

Aty duhet të bëhet një godinë teatrore. Më thoni një teatër në Ballkan që është në këtë gjendje? Unë nuk e mendoj dot dhe më duket nganjëherë se bëhemi rob të pasionit tonë. Unë e shoh Teatrin Kombëtar, duhet bërë dallimi mes godinës dhe teatrit si vlerë, si kujtes, si memorie. Janë dy gjëra të kundërta. Nuk mund të krahasojmë Globusin me Teatrin Kombëtar. Vërtetë e përfaqson të bukurën, vërtetë e përfaqëson një godinë ariktekturore dhe konceptin e zhvillimit urban kjo godinë. Aq më tepër kur shoh këto pamje dhjetëfish më shtohet bindja se aty duhet të bëhet një teatër i ri.

Kritiku i artit, Josif Papagjoni

Më tej ai u shpreh se teatri nuk është vetëm i aktorëve, por edhe i spektatorëve dhe se këta të fundit duhet të ndjehen mirë kur shkojnë në të. Por Papagjoni tha se teatri aktual nuk ofron asnjë komoditet për spektatorët veç mykut dhe lagështirës.

Unë sot vetëm nëse jam i mashtruar që të ma bëjnë mendjen çorap politika, bashkia, qeveria dhe të mos besoj që ai nuk është projekt i vërtertë. Nëse ai është projekt real, i vërtetë atëherë unë jam i lumtur si spektator, si kritik, por edhe si popull, se teatri nuk është vetëm aktorët, teatri është publiku. Ne duhet ti krijojmë publikut mundësin, shansin, bukurinë që të kënaqet. Njeriu kur shkon në teatër duhet të ndjejë parfum. Duhet të ndjejë që është një godinë e bukur, që është një godinë e kënaqshme ku perceptohet produkti artistik. Por kur shkoj atje, më falni, por atje ndjehet era myk, atje vjen era lagështirë. Si mund ta heqim ne lagështirën? Bëj 1 mijë rikonstruksione, ajo nuk hiqet, ajo godinë është e kalbur. Ne duhet të bëjmë një katarsis brenda vetes. Pyetja është sfidante a mund ta ftojmë ne këtu trupën e Berlinit të japë një shfaqje? A mund të bëjmë ne një festival këtu në Teatrin Kombëtar me këto kushte që ka? Një produkt të Lirit apo Hamletit? Pra jam shumëfish me idenë që atje duhet një teatër I ri. Nëse mbërrihet në finish dhe shohim që hapet themelet poshtë e shohim që mer shtat një teatër gjykoj që do jetë në të mirë të artistëve e publikut. Të mos spekulojmë me gjithfarë shoqatash!

Kritiku i artit, Josif Papagjoni

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka