Kriza e 'Qytetarëve', Guardiola: Kemi thyer rekorde, tani e bëjmë në anën tjetër

Kriza e 'Qytetarëve', Guardiola: Kemi thyer rekorde, tani e bëjmë në anën tjetër

Pep Guardiola

Pep Guardiola ia ka dalë të fitojë 19 trofe në tetë vite me Manchester Cityn, gjashtë nga të cilat Premier League dhe një Champions League. Paçka shifrave dhe trofeve që për këdo do ishin mbresëlënëse, trajneri spanjoll "po kryqëzohet" pasi në 12 javët e fundit ka vetëm një fitore.

Disfata e fundit 2-1 kundër Aston Villas është komentuar sërish nga Guardiola, i cili kërkon zgjidhje dhe jo justifikime.

“Humbëm, tani duhet të mendojmë për Evertonin dhe jo për më shumë se kaq. Humbëm një tjetër ndeshje dhe tani duhet të mendojmë se çfarë të bëjmë, pasi kemi fituar kaq shumë. Jam këtu për të dhënë përgjigjen time, jo për t’u justifikuar e mbrojtur me mungesat e shumta, si rezultat i dëmtimeve në masë të lojtarëve. E kam thënë që kur humb kaq shumë ndeshje, duhet të marrësh përgjegjësitë. Futbolli është një biznes dhe duhet të fitosh”, tha ai.

Sa u takon arsyeve të krizës ai e di problemin e ekipit të tij.

“Sigurisht që ka arsye të tjera. Pësojmë gola që nuk i pësonim në të kaluarën dhe nuk shënojmë gola si dikur. Futbolli nuk ka vetëm një arsye. Ka shumë faktorë të vegjël. Sezonin e kaluar fituam Premier League, sot jemi në një krizë të thellë. Duhet të mendojmë pozitivisht, kam besim të jashtëzakonshëm te djemtë e mi. Disa prej tyre kanë një krenari të madhe dhe dëshirën e duhur për t’ia dalë. Duhet të gjejmë një mënyrë, hap pas hapi, që herët a vonë të kthehemi në rrugën e duhur”, tha 53-vjeçari.

Nëse City ka thyer shumë rekorde, tanimë skuadra është kthyer në një ekip që ka gjasë të vendosë vetëm "rekorde negative", siç e pranon edhe Guardiola.

“Kjo skuadër ka qenë konstante për një kohë të gjatë, kemi thyer çdo rekord. Tani jemi në anën tjetër dhe kjo është e vërteta. Duhet të gjejmë një mënyrë për të dalë nga kjo situatë. Jemi në këtë pozitë, ndonjëherë gjithçka bëhet më e vështirë, por lojtarët duhet të thonë: Ok, do të përpiqemi. Në fund të fundit është vetëm një lojë. Mund të fitosh ndeshje, mund të humbasësh ndeshje, mund të barazosh, mund t’i ndryshosh gjërat, por është vetëm një lojë”, tha Pep.

Me 27 pikë pas javës së 17-të Manchester City mbetet në vendin e shtatë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë