Kriza ekonomike nga COVID-19 ekspertët: Më fortë se e 2008, skenari 'B' rezerva valutore e BSH

Koronavirusi çoi në rishikimin e buxhetit të këtij viti duke ulur pritshmëritë për nivelin e të ardhurave që pritet të mblidhen, nga 509.6 miliardë, në 489.6 miliardë lekë dhe duke rritur shpenzimet dhe deficitin buxhetor. Po çfarë ndodh nëse situata rëndohet më tej? Dy janë skenarët që propozojnë ekspertët për të përballuar situatën: ose rritja e mëtejshme e borxhit publik, ose të preket rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë. Kryetari i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Sokol Kraja shprehet për Report TV se mund të përdoren vetëm 1 miliard euro nga rezerva valutore.

Unë do të thosha që rezerva valutore do jetë skenari numër dy, e para është rritja e borxhit të brendshëm. Të shkojmë deri në limitin e borxhit dhe pastaj në rast se situata nuk përmirësohet, jemi të detyruar të prekim rezervën valutore e cila për të tilla raste emergjencash është. Rezerva valutore është e deklaruar, sot janë tre katër muaj import e vendit, jemi në shifrën e 4 miliardë eurove  dhe mund të prekësh 1 miliard për t’ja hedhur ekonomisë e nuk është fundi, sepse ekonomia e kthen në formë konsumi atë”, thotë eksperti Kraja.

Teksa vlerëson paketën e qeverisë për mbështetjen e biznesit të vogël dhe pagimin e qytetarëve të mbetur të papunë si pasojë e mbylljes së shumë aktiviteteve ekonomike, Kraja thotë se kriza do të jetë më e thellë se ajo e 2008-ës dhe se rrezikojmë recesion ekonomik. “Këtu do të ketë shumë të plagosur, siç thotë dhe kryeministri është luftë, do të ketë shumë të vrarë dhe të plagosur. Do të ketë shumë ridimensionime, do ketë rënie çmimesh hipotekore, kolaterale, mungesa shitjesh".

Mund të rrezikojmë një recesion në këtë situatë? “Absolutisht po. Absolutisht, pasi ekonomia nuk po prodhon, pra do ketë vështirësi ekonomia bujqësore, do ketë vështirësi zooteknia, veterinerët, do ketë vështirësi në linjat ajrore, do ketë vështirësi turizmi që do të preket direkt. Do ketë një ridimensionim, nuk do të jetë më si dikur, për këtë të jemi të sigurt nuk do të jemi më si dikur”, sqaron Kraja.

Kriza është më e thellë se e vitit 2008, kur falimentuan shumë banka. Është krizë konsumi, krizë për likuiditet, nuk është krizë kapacitetesh prodhuese nuk është krizë bankare, hipotekore apo kolaterale, është krizë e lidhur tërësisht me mungesën e likuiditetit dhe me mungesën e konsumit”, shprehet Kraja.

Ndërkohë, nga ana tjetër kreu i Bashkimit të Prodhuesve shprehet se pritet që vetëm nga kjo fazë e parë buxheti i shtetit të humbas 400 milionë dollarë. “Në fushën shëndetësore qeveria ka marrë masat e veta, por në fushën ekonomike skenarët janë rënie e pagesës së taksave dhe qeveria përballet me një mungesë të ardhurash, ka një parashikim që thuhet që rënia e të ardhurave qeveritare mund të jetë në minus 400 milionë dollarë”, thotë ai.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu