Kriza energjetike, eksperti Bello në Report Tv: Plani i kursimit nuk është shaka! Çmimet s’do të kthehen më aty ku ishin! Shqipëria, 30 vite gabime në sektorin e energjisë

Eksperti i Energjisë, Pajtim Bello tha në Report Tv se zgjidhja e krizës energjetike është shfrytëzimi i të gjitha burimeve që ka në dispozicion vendi ynë dhe pavarësia në prodhim, në mënyrë që të rrisë sigurinë kombëtare, sidomos në një periudhë kaq të vështirë për të gjithë botën.

Ai shtoi se arsyeja e krizës në vend janë veprimet e pamenduara dhe të pamatura të qeverisjeve që prej vitit ’90, duke renditur disa prej “dështimeve ndër vite.

Gjatë intervistës në “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu, Bello theksoi se nëse HEC-i i Skavicës ndërtohet, duhet t’i jepet KESH.

“Prodhimi varet edhe nga situata hidrike, në një vit të thatë mund të importojmë më shumë se 50%. Çështja nuk janë probleme që mund të zgjidhjen për një viti, apo pas një viti. Kanë lidhje me konceptet e qeverisjes së vendit. Qeverisja e gabuara dëmtuar energjetikën dhe bujqësinë. Të mos prodhojë Shqipëria grurë me tokat që ka dhe të prodhojë Rusia që akoma nuk i ka shkrirë akulli? Kjo është një çudi e madhe! Kjo ngre pikëpyetje për mënyrën sesi është vepruar pas viteve ’90.  

Në 2010 të gjitha termocentralet që kishim u nxorën jashtë funksionit dhe u shitën, kjo për të dëmtuar sistemin. Vërtet kishin teknologji të vjetër, pro mund të adaptoheshin. Ky është një portofol sigurie, nuk ndërtohet hoqe! Në 2012 hoqe 4 hidrocentrale të rëndësishme, qeveria i shiti për 110 milionë euro, nuk është çmimi i rëndësishëm, ideja është që shite portofolin e energjisë. Qeveritë nga ’90 e këtej kanë bërë lëvizje të gabuara sa i përket energjisë. Koncepti i strategjisë nuk ka funksionuar. Nëse HEC-i i Skavicës ndërtohet, duhet t’i jepet KESH.”, u shpreh ai.

Sipas ekspertit plani i kursimit të energjisë nuk është një shaka dhe se duhet çdo individ, biznes apo edhe institucion të angazhohet në këtë përpjekje kolektive të mposhtjes së krizës.

“Qeveria po bën një luftë të madhe të cilën mund të fitojë edhe për një vit, por nuk mund ta fitojë për shumë gjatë. Këtu bëhet fjalë edhe për 1 miliardë euro energji subvencion energjie. Kjo krizë nuk besoj se do  mbarojë shpejt, te ne mund të zbutet, por do të zgjasë. Ne duhet të kursejmë, pra çdokush deri tek drita, duhet të fiket. Plani i kursimit nuk është shaka, është një edukim që duhet të futet tani dhe nuk duhet lënë më.”, u shpreh ai.

Në fund të fjalës së tij Bello tha se kjo krizë do të zgjasë, por edhe kur çmimet të bien nuk do të shkojnë më asnjëherë aty ku kanë qenë.

“Të zgjoj në mendjen e të gjithëve gjendjen e emergjencës. Në çdo qytetar, biznes apo edhe institucion. Duhet të gjithë të kursejnë energjinë. Këto edhe duhet të inspektohen. Duhet të vendosim më shumë panele, që të funksionojë vetëfurnizimi me energji. Burimet e mëdha duan kohë të ndërtohen, ndërsa 10 kilovat për një familje, mund t’i prodhoi dhe vet. Qeveria duhet të rikuperoi portofolin e sigurisë së vendit. Duhet të shtrohen burimet, kriza nuk do të përfundojë këtë vit. Çmimet mund të bien, por nuk do të kthehen aty ku ishin.”, tha Bello.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tomor lABI: 02/04/2022 18:00

    Te drejte e ke mor i dashur Pajtim megjith disa shtremberimeve politike te majta qe I ben edhe ti historis se ne fund te fundit komunist I thekur I enverit ke mbetur.Ne vitin 1996 ( 1994 eshte nje date e shpikur nga ty ) u shpall strategjija e zhvillimit te sektorit te energjise sipas studimit pa para nga ana e jone por e paguar nga BE . Ky studim percaktonte sipas metodikave europiane rruget e zhvillimit te energjetikes sone, rradhen e ndertimit te burimeve te reja , ristrukturimin modern te sektoreve etj.por nuk u mor kurre parasysh as nga qeveria e asaj kohe PD as nga ajo qe erdhi me pas PS, nuk u be ligj sic behet ne Europe.Perseri ne 2003 me nderhyrjen dhe parate e BE u be nje studim tjeter edhe me i perparuar per zhvillimin e gjithe sistemit tone energjetik qe u miratua dhe u vleresua shume nga qeveritaret e asaj kohe te PS. Ti shkruaj keto sigla per te mos qene i njeanshem ne vleresim apo kritika apo sharje per politiken dhe politikanet, mashtrus e interesaxhinj te xhepit te tyre te pa afte per vendime dhe zgjidhje te ketyre problemeve te vashdushme por qe jane te paafte te japin mendime me fjalimet e tyre pa fund per te cilet jane specialist te medhenj.Smund te presim zgjidhje nga qeveritare dhe parlamentare medioker,keshilltare militante etj. Persa I perket Skavices duhet thene se studimi I ndertimit te saj si centrali I pare I kaskades eshte paraqitur ne 1970 u perserit dhe u paraqit per miratim si project teknik ne 1987 dhe u la ne harrese me gjithe propozimet e studimeve te me tejshme te strategjise.Me vone u zhvillua nje tender ne 2007 ku fitojme nje varjant shume interesant I propozuar nga nje konsorsium itelian dhe qe u anullua cuditerisht nga qeveria pastaj u njoftua edhe nje grup turk ne 2014 por u harrua.Tashti nje varjant te ngjashem me italianin u propozua nga nje grup amerikan por qe mbas 1vit e gjysem do te na jepet ta shohim dhe pas 5 vjetesh mbase do kemi fatin e math ta shohim te mbaruar !. Por sidoqofte mos digjoni deklaratatt e pseudo analistes enveriste Xhunga qe interviston kuadro te skaduara qe e kane lene shqiperine qe ne 1992 dhe na japin versione te cuditshme te ketyra problemeve qe sipas tyre I kane studjuar dhe zgjidhur 30 vjet perpara me “ merita “, te pa vleresuar nga SALa ( si gjithmone fajtori I perjetshem ) por qe vetem ata mund ti zgjidhin s Bardhyl Resua Leo Cani dhe Naske Afezolli nipi I Sul Bahhollit dhe Bashkimi vllai I tij I vogel. Sistemi I jone energjetik do reformism rrenjesor nga drejtuesit deri te mentalitetet dhe vizionet negative ose te pa arsyshme te qeveritareve .

    Përgjigju
  • GAZMEND K: 13/03/2022 12:50

    Pajtimi flet "Bello", por injoron një problem kyç: struktura e shtetit nuk po punëson "teknokratë" për të operuar me efikasitet kaskadën e Drinit. Ai e di atë! Po, KESH duhet të jetë pronar i HEC-it të Skavicës. Por KESH duhet të punësojë një kompani të specializuar sipas marrëveshjes së "partnerit operativ" për ta operuar atë për KESH bazuar në parimet e tregut të lirë dhe maksimizimin e fitimit. Pra, shteti do të zotërojë "autobusin" por duhet t'ia japë një "shofer" për ta drejtuar. Rezultati? 30% rritje neto në prodhimin e energjisë elektrike. Kjo është e barabartë me 1.2 TWh/vit, ose 240 milionë euro shtesë në "llogarinë shtetërore".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë