Kriza energjetike rrezik për ekonominë, Ministria e Financave: Do ndryshohet skema e rimbursimit të energjisë

Kriza energjetike rrezik për ekonominë, Ministria e Financave: Do ndryshohet skema e rimbursimit të energjisë

Ministria e Financave

TIRANË- Edhe pse buxheti i vitit 2022 është tepër ambicioz dhe parashikon rritje ekonomike të qëndrueshme, dy janë rreziqet kryesore që janë parashtruar në relacion. Zgjatja e situatës së pandemisë dhe rritja e çmimeve e karburanteve dhe energjisë elektrike. Një rritje e vijueshme e çmimeve mund të ndikoj në uljen e të ardhurave për qytetarët por nga ana tjetër mund të rrisë inflacionin mbi parashikimin e bërë.

Sa i takon krizës energjetike në relacionin e projektbuxhetit 2022 thuhet se mungesa e reshjeve dhe thatësira do të detyroj OSHEE që të blej në tregun e huaj për të garantuar furnizim me energji elektrike, por theksohet se rritja e paparashikuar e çmimeve do ndikoj në uljen e performacën e kompanisë dhe do i shkaktoj humbje të konsiderueshme. 

“Nga ana e OSHEE Group parashikohet një humbje financiare prej rreth 8.9 miliard LEK për vitin 2021 dhe nëse nuk merren masa të menjëhershme edhe viti 2022 do të shënojë një humbje financiare prej rreth 7.2 miliard LEK. Me 55 qëllim zvogëlimin e humbjeve financiare OSHEE Group sh.a është duke programuar masa të shpejta lidhur me daljen nga kjo vështirësi në mënyrë që të arrijë një performancë pozitive financiare të sektorit për përballimin e situatave eventuale të vështira në të ardhmen pa rënduar buxhetin e shtetit”, thuhet në relacion.

Për të mbrojtur familjet nga rritja e çmimit të energjisë do të ndryshohet skema e rimbursimit të energjisë.

“Propozimi për rishikim të skemës së mbështetjes sociale për rimbursimin e energjisë: MFE ka dhënë miratimin paraprak për këtë çështje, dhe asistenca teknike për vlerësimin e skemës aktuale ka filluar punën”, vijon më tej relacioni. 

Aktualisht kompensimi për mbrojtjen e shtresave në nevojë nga rritja e çmimit të energjisë elektrike parashikon rimbursim 640 lekë për të gjitha kategoritë e pensioneve që kanë nivel konsumi deri në 200 kilovat/orë. 

“Kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike në masën 640 Lekë, e përfitojnë të gjitha  kategoritë e pensioneve, për nivelin e konsumit 200 kë/orë, si më poshtë:
a) kryefamiljarët, që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror, dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar në sektorin publik ose të vetëpunësuar në sektorin privat;
b) kryefamiljarët, që përfitojnë pension pleqërie shtetëror, dhe jetojnë të vetëm ose kanë fëmijë në ngarkim, të cilët janë pa të ardhura;
c) Kompensimi për familjet, që do të kompensohen sipas pikës 1 të këtij vendimi, bëhet 240 vetëm për një kontratë të energjisë elektrike dhe jepet vetëm një herë për një familje”, thuhet në bazën ligjore të publikuar në faqen e  ISSH.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite