Kriza energjetike, Shqipëria nuk do të ketë kufizime! Drejtori i KESH: Do furnizohemi me anijet që prodhojnë energji! Sasia e parë gati në nëntor

TIRANË- Pavarësisht krizës energjetike, Shqipëria nuk do të ketë kufizime në dimër. Drejtori i KESH, Ergys Verdho ishte i ftuar në studion e lajmeve të Report Tv, ku tha se zgjidhja afatshkurtër për të përballuar situatën e vështirë do të jenë anijet që prodhojnë energji. Në një intervistë me gazetarin Andi Kapxhiu, bëri me dije se anijet janë në Mesdhe dhe nga data 9 deri me 15 shtator do të jenë në Shqipëri, Vlorë. Ndërkohë ka nisur puna për pozicionimin e tyre.

Me funksionin e anijeve, skenari më i mirë është që prodhimi i parë i energjisë që vjen prej tyre të jetë nëntorin e këtij viti. Ndërsa anijet do të jenë bashkëudhëtare për 2 vite dhe më pas do të jenë pronë e KESH.

“114 mega në orë, kjo është ndihma që na japin anijet. Kur ne ta kemi të nevojshme, kur nuk kemi shi, do të dalim. Ne studiojmë bursën çdo ditë. Anijet kanë frymëmarrje të madhe. Ne kemi 70% prodhim vendi, 30% import. Prodhimi i anijeve minimizon blerjet në import. Anijet janë me kosto afërsisht 200 euro/MGË. 200 euro është sipas bursës së karburantit”, tha Verdho.

Drejtori i KESH, Ergys Verdho ishte i ftuar në studion e lajmeve të Report Tv, ku bëri me dije se nuk do të ketë kufizime për shkak të krizës energjetike. Ndonëse situata është kritike, arrijnë të menaxhojnë me rezervën energjetike sa herë që çmimi është tepër i lartë në bursë. Verdho tregoi se kujdesen që të blejnë energji vetëm kur është e lirë dhe nuk e blejnë në javët kur ka reshje shiu. Gjithashtu shtoi se 3 javët e fundit nuk është blerë energji elektrike.

“Kriza ka 1 vit që ka filluar, ende pa ardhur lufta por sot po merr kupën e saj më të lartë. KESH ka kuotën më të mirë historike e menaxhuar në vite të thata. Qeveria shqiptare ka injektuar kapital në KESH për të pasur likuiditet të mjaftueshëm që të menaxhojë duke blerë në javët kur është e lirë energjia dhe duke mos blerë në javët kur ka reshje. Deri tani shkon në 300 milionë euro importi i energjisë elektrike, por mund të kishte shkuar në 500 mln euro. Në 20 ditët e marsit s’kemi blerë por kemi menaxhuar me rezervat tona. Kemi ecur me blerjen afatgjatë që nuk rezultoi e suksesshme në qershor dhe korrik sepse çmimi i javës ishte më i ulët se i afatgjatës. Kështu blejmë javë pas jave. 3 javët e fundit nuk kemi blerë, sërish prej çmimit të lartë. E menaxhojmë situatën me rezervën energjetike me xhepin e buxhetit të shtetit”, tha Verdho.

45 mijë familje harxhojnë mbi 800 KWH në muaj, ndaj do të merren masa për t’i disiplinuar. Verdho tha se në të gjithë botën po jepen këshilla për të kursyer energji.

“Ata që abuzojnë me energjinë janë 45 mijë abonentë. Kjo bëhet për të disiplinuar ata. Një poç llambe është një pikë ujë në kaskadën tonë. Këto këshilla i japin të gjithë vendet e botës. Janë bazike për tu kuptuar nga njeriu i thjeshtë dhe përdoren nga njeriu i zgjuar. Ti duhet të ekonomizosh xhepin tënd, kuletën tënde. 10 lekë të kursyera nga ty tregojnë 100 lekë të kursyera nga KESH”, tha Verdho.

Kujtojmë se në prill të këtij viti, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku tha se Shqipëria ka marrë 2 anije me qira që do të prodhojnë energji elektrike. Marrëveshja është nënshkruar me mbështetje të SHBA-së me një afat 2-vjeçar. Balluku u shpreh se kjo do të shërbejë për të siguruar një pavarësi energjike. Tregu aktual i bursës së energjisë ka pësuar goditje të rëndë për shkak të luftës në Ukrainë, ku çmimet kanë arritur shifra marramendëse. 

Edhe kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se pritet një dimër i vështirë ndërsa nga samiti i "Ballkanit të Hapur" në Beograd tha se do i dërgojnë shkresë Brukselit që t'i ndihmojë pasi me këtë krizë do të përballet e gjithë bota.

Lajmi në web u përgatit nga gazetarja e Shqiptarja.com, Anila Mollaj

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ari: 05/09/2022 19:47

    Reformoni stafin energjitik. Mjaft me militantizem. Vleresoni inxhinieret.ate ta drejtojne kesh oshee ost. Mjaft u ben hambar punesimi per vota.

    Përgjigju
  • Scutari: 05/09/2022 14:19

    Vini në punë TEC e Vlorës ose hidhini prangat atyre që abuzuan!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!