Kriza energjetike, Tabaku: Çmimi do të rritet për pothuajse 100 mijë qytetarë! Përballohet duke mirë administruar të ardhurat publike

 

Keqadministrimi i institucioneve, që merren nga prodhimi tek transportimi i energjisë elektrike, janë shkaktarët kryesor të krizë energjetike. Kështu shpreh deputetja demokrate Jorida Tabaku në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ teksa foli për rritjen e çmimit  të energjisë për qytetarët që kalojnë fashën 800 kilovat, Tabaku tha se për këtë rritje qeveria nuk ka asnjë shpjegim. Sipas Tabakut janë 100 mijë familje shqiptare për të cilat do të rritet çmimi i energjisë elektrike. Tabaku theksoi se kriza energjetike përballohet vetëm duke mirëadministruar të ardhurat publike.

‘Isha në mbledhjen e ERE ku miratua rritja e çmimit të energjisë elektrike, formalizoi vendimin që kishte marrë qeveria shqiptare. Për pothuajse 100 mijë familje shqiptare çmimi i energjisë elektrike do të rriten deri në 4 herë. Kjo rritje e çmimit të energjisë nuk ka asnjë shpjegim. 100 mijë i ka nxjerrë qeveria dhe jo unë. ERE me vuri në dispozicion të gjitha shifrat. Qeveria shqiptare dështoi që të japë transparencë se pse ishte llogaritur ky çmim. Shqipëria për këtë fasha ka çmimin më të lartë në rajon. Qeveria shqiptare në mënyrë abuzive transferon koston që do të ketë vetë, e transferon tek këto familje. Është e pakonceptueshme pasi 70% e energjisë prodhohet në vend, dhe pjesa tjetër importohet. Çmimi nuk duhet të ndryshonte. Çmimi është rritur në 2014 dhe është rritur dhe për bizneset.

Kriza përballohet duke mirë administruar të ardhurat publike. 500 mln euro kanë shkuar tek KESH për energjinë. KESH i ka paratë aty nëse administrohet më mirë. Çdo ditë në shohim se si media shoqëria civile denoncojnë faktin që kesh ka shpenzimet më të larta. Në këtë periudhë krize besoj do të administronte më mirë fondet publike. Kanë blerë çmim të lartë dhe kanë shitur me një çmim shumë herë më të lirë. E gjithë kriza vjen për shkak të keq administrimit të këtyre institucioneve. Nuk ka asnjë paketë anti-krizë. Kanë bërë një ndryshim rutinë të buxhetit. Krahasuar me rritjen e çmimeve mbështetja e qeverisë është e papërfillshme. Nuk ka masa për të përballuar këtë krizë sidomos tani që po vjen dimri.

3 muaj më parë propozuam një rezolutë më 10 masa ku energjia karburanti ishin pjesë e saj. Për t’ju larguar asaj retorike propozuam një plan me 10 masa, që kishte parasysh edhe sektorin e energjisë elektrike dhe rritjes së karburantëve. E gjithë rritja e çmimeve ka prodhuar edhe më shumë taksa, dhe këto taksa duhet të shpërndaheshin për qytetarët.’- u shpreh Tabaku.


Lajmi kryesor:

Lobimi rus për PD, Tabaku: Të bëhet një hetim i plotë nga drejtësia! Bashkia Tiranë, s’është në ambicien time


M.Q./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD nuk do të njohë asnjë tender deri në 15 maj! Zotohem që ai projekt s'do të ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD nuk do të njohë asnjë tender deri në 15 maj! Zotohem që ai projekt s'do të ndodhë kurrë