ATHINË - Sipas mediave greke në planin e masave të përgatitura nga qeveria greke që do të prezantohet brenda së premtes në Bruksel përfshihet rritja e taksave.

“Naftemporiki”, raporton se një nga propozimet është rritja e taksave për shoqëritë nga 26 % në 28 % çka do e çonte rritjen e tyre në 13 % në krahasim me vitin 2010.

Por rritjen më të madhe të taksave do të ketë në shërbimet shëndetësore të ofruara nga privatët, por edhe për transportin duke e rritur nga 13% në 23 %.

Ishujt grekë ndërkohë do të vijojnë t’u gëzohen përfitimeve tatimore, për të cilat kreditorët do të kishin dashur të hiqeshin.

Për “Naftemporiki”, paketa e masave që Tsipras do të dërgojë në Bruksel do të vlejë rreth 10-12 miliardë euro.

Athina vlerëson se për shkak të masave ekonomia greke në vend që të ketë një rritje prej 0.5% këtë vit do të ketë një recesion prej 3%  

Qeveria e Tsipras ka kohë deri të premten që të prezantojë paketën e masave dhe bashkë me planin e ndihmave të vendeve partnerë shpreson që të miratohen nga kreditorët të dielën.
 
 Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)