Kriza, Mikullovci: Jam i befasuar
me kokëfortësinë e partive politike

Kriza, Mikullovci: Jam i befasuar<br />me kokëfortësinë e partive politike
Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovci, u ka bërë thirrje të gjitha partive t’i lënë inatet dhe t’u hapin rrugë krijimit të institucioneve.
 
“Unë po përpiqem të jem kryesues i kuvendit i të gjithë deputetëve”, ka thënë ai për Epoka e Re.
 
Mikullovci ka deklaruar se nesër do të kërkojë nga PAN-i ta prezantojë emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit dhe të përfundojë ky proces, që pastaj t’i hapet rruga formimit të Qeverisë.
 
Ai ka thënë se ka frikë që konstituimi i Kuvendit të zvarritet edhe më tutje. Mikullovci ka përjashtuar si opsion shkuarjen në zgjedhje të reja pasi, sipas tij, ato do të na sillnin në situatën e njëjtë.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur