TIRANË, 19 Janar/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Humbja e djeshme e djajve të kuq të Italisë ndaj Atalantës në "San Siro" ka futur në krizë të thellë kuqezinjtë, të cilët kanë grumbulluar 1 pikë në tre ndeshje.
Mediat Italiane rarpotojnë se gjatë mëngjesi të së hënës, skuadra e drejtuar nga Pippo Inzagi ka zhvilluar një takim urgjent me drejtuesit më të lartë të klubit, Adriano Galliani..etj, ku mësohet se është diskutuar mbi problemet e skuadrës. Takimi ka zgjatur diçka më shumë se 60 minuta.
Gjithashtu mediat italiane ironiozojnë krizën e Milanit, duke vënë nën shënjestër re[artom e sulmit. "La Gazzeta" është hapur me titullin: "CR7 më shumë gola se i gjithë Milani". Në artikull lexohen disa statistika, ku më e rëndësishmja është fakti se Milan ka shënuar 27 gola në 19 ndeshje, ndërsa Ronaldo 28 gola dhe jo në 19-të ndeshje, por në 17 të tilla./a.g/









