Kriza, Ministria Energjisë: Grant për program pilot në 4 bashki për kursim dhe eficencë! Ka vështirësi për sigurimin e energjisë në tregun e huaj

Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku tha se po punohet për mbështetjen e bashkive me energji inteligjence, ku në fillim plan do të zbatohet në 4 prej tyre. Balluku tha se ka vështirësi në sigurimin e energjisë elektrike, por që po punohet qe vendi të mos ketë asnjë shkëputje të energjisë elektrike.

"Vendimin për miratimin në parim të marrëveshjes të SECO-s zvicerane dhe këshillit të ministrave në mbështetjen e bashkive në energjinë inteligjente. Ky është një projekt që lidhet ngushtësisht me eficencën e energjetike dhe padyshim edhe me kursimin që duhet treguar në fushën energjetike, sidomos kur sot merr kuptim më shumë se kurrë për shkak të krizës globale energjetike me të cilën edhe Shqipëria po përballet. Ashtu siç jeni në dijeni ne kemi deklaruar që kriza energjetike ka prekur edhe vendin tonë, dhe po përballemi me të dhe gjejmë të gjithë mënyrat dhe instrumentet për ta zbatuar një politikë për mbrojtjen e konsumatorit familjar dhe bizneseve të vogla nga çdo lloj ndikimi që mund të ketë tregu energjetik në këto momente. Ju kemi informuar që përveç politikave të çmimit, sot vështirësia më e madhe që ne hasim është gjetja e sasive energjetike për t'i ofruar të gjithë tregut pa dallim qoftë edhe konsumatorëve të tensionit të mesëm dhe të lartë të cilët preferojnë të shërbehen nga OSHEE-ja edhe sot pavarësisht se ata kanë dalë prej disa kohësh në tregun e lirë dhe ne kemi deklaruar dhe kemi marrë përgjegjësinë të vazhdojmë të ofrojmë 24 orë energji elektrike pa shkëputje në të gjithë vendin, duke qenë se sot rrjeti i shpërndarjes me të gjitha investimet që janë bërë e mundëson këtë por ne po bëjmë të gjitha përpjekjet që të mos kemi mungesave të sasive energjetike pasi edhe moti në këto kohë nuk po ndihmon. Megjithatë sot më shumë se kurrë kursimi i energjisë elektrike, përdorimi me eficencë i saj siç është rasti i këtij vendimi që ne kemi miratuar sot, ku përmes një granti ne do të kemi mundësinë që të pilotojmë në 4 bashki të vendit këtë lloj projekti i cili synon eficencën e energjetike, edhe nga pushteti lokal. Duke filluar nga ndriçimi i rrugëve, mënyra se si mund të ushqehen makinat hibride që sot furnizohen me energji elektrike, por edhe përdorimi në ujësjellës, zyra apo zonat e pushtetit vendor dhe më pas në shkolla apo spitale. Po punojmë për të siguruar të gjitha sasitë e nevojshme për të furnizuar tregun me energjinë elektrike", tha Balluku.


Lajmi kryesor:

Vendimet e qeverisë/ Krijohet drejtoria për luftimin e korrupsionit në administratë! Grant për program pilot në 4 bashki për kursim dhe eficencë të energjisë elektrike


I.K/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Micotaqis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë

Micotaqis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë