Udhëheqësit e 28 vendeve të BE miratuan sot një varg sanksionesh shtesë kundër Rusisë duke vënë në shenjë disa sektorë si energjinë, financat dhe mbrojtjen. Mësohet se 8 persona dhe 3 kompani i janë shtuar listës së penalizimeve duke e çuar në 95 numrin e personave dhe 23 subjekte që i nënshtrohen kufizimeve të BE.
“Paketa e re e masave është në përputhje me atë çka është skicuar në mbledhjet e Këshillit Europian më 16 korrik dhe përbëjnë një paralajmërim serioz për aneskimin e paligjshëm të një territori dhe destabilizimin e një vendi fqinj, çka është e papranueshme për Europën e shek XXI”, ka thënë zëdhënësi i Komisionit Europian, Jonathan Todd në një konferencë për shtyp.
Sipas Todd, masat e miratuara do të kufizojnë tregtinë e pajisjeve të sektorëve të naftës, mbrojtjes dhe teknologjisë. Masat do të rezultojnë në kufizimin e aksesit të institucioneve financiare ruse në tregun e kapitalit të BE, vënia e një embargo në shitjen e armëve, ndalimin e eksportit të mallrave me qëllime ushtarake si dhe kufizimin e aksesit të Rusisë në fusha të ndjeshme, veçanërisht sektori i naftës. Po ashtu, do të pengohen bankat shtetërore ruse në tregjet me kapital europian.
Masat e reja shënojnë fillimin e një faze të re në konfrontimin më të madh midis Moskës dhe Perëndimit që prej Luftës së Ftohtë, situatë e cila u përkeqësua ndjeshëm pas rrëzimit të avionit malajzian në Ukrainën Lindore në 17 korrik.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com