Kriza në Bjellorusi/ Opozita shpall krijimin e partisë së re! Arrestohen disa dhjetëra studentë protestues

Kriza në Bjellorusi/ Opozita shpall krijimin e partisë së re! Arrestohen disa dhjetëra studentë protestues

Me dhjetëra student bjellorus janë arrestuar gjatë protestave të mbajtura sot në Minsk, të cilët kërkojnë largimin pa kushte të presidentit Aleksandër Lukashenkos nga pushteti, pas manipulimit të zgjedhjeve të 9 gushtit.

Mijëra studentë dolën në rrugë në vend të rikthimit në auditorët e universitetit duke mbajtur në duar flamujt bjellorus. 

Nga ana tjetër, figura kryesore e opozitës, Maria Kolesnikova njoftoi të martën se ajo së bashku me ish kandidatin e burgosur Viktor Babariko kanë krijuar një parti të re të quajtur” Vmeste” (‘Së bashku’). 

Për median ajo u shpreh se ‘vendi gjendej në një situatë të thellë krize ekonomike dhe politike’.

Kolesnikova ka qënë dhe mbetet një nga zërat më kritikë të Lukashenkos, gjatë protestave të ditës së dielë ajo u mundua të bisedonte me të por ai e refuzoi. Kurse kandidatja në zgjedhjet presidenciale Svetlana Tikhanovskaya, është shprehur se Reforma kushtetuese nuk është përparësia kryesore e opozitës.

"Objektivi kryesor me të cilin po përballemi nuk është Reforma Kushtetuese, kjo pasi Lukashenko po përpiqet të shtyjë largimin e tij duke folur për disa reforma kushtetuese të pakuptueshme në kohë të pasigurta. Largimi i tij është sot prioriteti ynë”- tha Tikhanovskaya, e cila sot gjithashtu ka deklaruar për Zërin e Amerikës se kriza politike e vendit është "absolutisht një çështje e brendshme", ndërsa duket se për momentin ka refuzuar çdo ide për ndërhyrje apo ndihmë nga Perëndimi.

Duke folur nga Vilniusi në Lituani, Tsikhanouskaya tha se “populli Bjellorus ka përgjegjësi për atë që po ndodh". "Ne mendojmë se këtë problem duhet ta zgjidhim vetë”, shtoi ajo.

"Nëse ndodh që do të na duhet një ditë ndihma e vendeve të tjera, ndihmë ose ndërmjetësim për bisedime, natyrisht çdo vend që dëshiron të na ndihmojë me këtë çështje është i ftuar," theksoi udhëheqësja e opozitës bjelloruse.

Protestat kundër sundimit të Lukashenko kanë vazhduar në të gjithë Bjellorusinë që nga zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit, të cilat u konsideruan gjerësisht si të manipuluara nga BE dhe SHBA.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar