Kriza në Bjellorusi/ Rama letër Lukashenkos: Po ndjekim me shqetësim zhvillimet, gati oferta jonë

Bjellorusia ka pretenduar se nuk ka marrë asnjë kërkesë zyrtare nga OSBE-ja për një vizitë të kryetarit të organizatës për dialog mes opozitës dhe partisë në pushtet.

Por, kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Jashtme të Suedisë, Ann Linde vendi i së cilës do të mbajë presidencën e ardhshme të OSBE-së, kanë ritheksuar kërkesën në një letër të datës 22 gusht.

Në letrën e firmosur nga Rama dhe Linde, shkruajnë se janë duke ndjekur nga afër dhe me mjaft shqetësim zhvillimet në vend. Ata gjithashtu kanë shprehur dëshirën për të vizituar Bjellorusinë, me qëllim  që të diskutojnë nga afër sfidat me të cilat po përballet ky vend.

"Si kryetarët e tanishëm dhe të ardhshëm në detyrë të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, ne jemi duke ndjekur nga afër dhe me shqetësim zhvillimet në Bjellorusi. Në këtë drejtim, ne do të dëshironim të përsërisim ofertën tonë për të vizituar Bjellorusinë, për të dëgjuar pikëpamjet në lidhje me situatën dhe për të pasur një diskutim mbi sfidat aktuale në vend. Bjellorusia është një shtet i rëndësishëm pjesëmarrës i organizatës sonë dhe jemi të gatshëm ta zgjerojmë mbështetjen për të”, thuhet në letër.

Ndërkohë që për të përforcuar dëshirën e vizitës në Bjellorusi, dy ditë më përpara me 21 gusht,  ambasada ruse në Tiranë konfirmoi bisedën telefonike të kryeministrit Rama me ministrin e jashtëm rus Lavrov, për krizën politike në Bjellorusi.

Në njoftim thuhet se biseda u zhvillua me iniciativën e palës shqiptare midis ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Kryetarit të OSBE-së, Edi Rama.

Gjatë bisedës ministri Lavrov ka vënë në dukje se është e nevojshme që bjellorusët të lejohen të zgjidhin vetë punët e tyre, të mos ketë ndërhyrje në dialogun midis autoriteteve dhe shoqërisë dhe t`u mos u imponohet shtetasve bjellorusë asgjë nga jashtë.

"Më 20 gusht, me iniciativën e palës shqiptare, u zhvillua një bisedë telefonike midis Ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Kryetarit të OSBE-së, Edi Rama.

Palët diskutuan mbi situatën në Bjellorusi në kontekstin e propozimeve të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së për të kontribuuar në zhvillimin e dialogut midis autoriteteve dhe opozitës. Ministri Lavrov vuri në dukje se është e nevojshme që bjellorusët të lejohen të zgjidhin vetë punët e tyre, të mos ketë ndërhyrje në dialogun midis autoriteteve dhe shoqërisë dhe t`u mos u imponohet shtetasve bjellorusë asgjë nga jashtë, në mënyrë që të shmanget përvoja e trishtë e "ndërmjetësimit evropian" në Ukrainë në shkurt 2014.

Bashkëbiseduesit rikonfirmuan rolin e rëndësishëm të Misionit Special të Monitorimit të OSBE-së në përpjekjet për të zgjidhur konfliktin e brendshëm ukrainas, duke përfshirë nevojën për të përgatitur raporte objektive për atë që po ndodh në të dyja anët e linjës së kontaktit në Donbas", shkruhet në njoftimin e Ambasadës Ruse.

Letra e kreut të OSBE Edi Rama dërguar Presidentit  të Bjellorusisë Aleksandë Lukashenko

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vrojtusi: 24/08/2020 11:35

    ah o ramsi nenes i bere njerezit te takohen me bryla, tani do besh cirak bjellorusine.

    Përgjigju
  • Mario: 23/08/2020 21:13

    Nuk e di nese duhet te qaj apo te qesh?!

    Përgjigju
  • Shqip: 23/08/2020 19:28

    Po pse sthot qje i madhi bollino per biellrusine...

    Përgjigju
  • Shqiptari: 23/08/2020 19:03

    Pershendetje, Ne Shqiperi ka halle e probleme madhore, sikur jane mireqenia e popullit, shendetsia, kryesorja fillimi i vitit te ri shkollor, dhe nuk e kuptoj per cfare arsye te gjitha mediat i mbushin lajmet me Bjellorusine. Jetoj prej disa vitesh ne perendim , dhe kur kontaktoj me njerez te ndryshem, kuptohet jo Shqiptare, nje pjese e mire e tyre nuk kane informacion se ku ndodhet Shqiperia, dhe rreth zhvillimit te vendit tone. Sipas ketyre njerezve per here te pare per Shqiptaret kane degjuar e mesuar ne vitet 1998-1999, kur serbet masakronin Shqiptaret ne Kosove . Nuk e kuptoj ka dy jave lajmet mbushen vetem me Bjellorusine, qe edhe si pozite gjeografike nuk ka lidhje fare me neve, jo me qe te kemi marrdhenie te ngushta ekonomoke. E vetmja marrdhenie eshte ne mendjen e kesaj qeverie, qe nxjerr ministrin me tufe me lule per te pritur vizitoret apo turistet si doni ti quani, qe kishin ardhur me avion ne Rinas. Nuk po zgjatem me, se ndjej neveri per keto forca politike qe drejtojne vendin dhe ato qe duan te marrin pushtetin.......

    Përgjigju
  • Vicifoli: 23/08/2020 17:32

    Vec Nard Noka i madhi te medhenjve e zgjidh krizen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja