TIRANË- Këshilli Europian dhe Presidenti i saj Charles Michel ka pranuar propozimin e kryeministrit Rama në cilësinë e kreut të OSBE  për të zhvilluar një takim me presidentin bjellorus Lukashenko dhe lideren e opozitës SvetlanaTikhanovkaya. Lajmi konfirmohet nga burime për Report Tv, teksa mësohet se për realizimin e këtij pritet konfirmimi i presidentit vendas Lukashenko. 

"Ne do të vazhdojmë ta ndjekim situatën nga afër dhe do të jemi të gatshëm të kontribuojmë në përpjekjet për t’i dhënë fund krizës në mënyrë paqësore. BE mbështet plotësisht propozimet e OSBE-së për dialog në Bjellorusi dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë për t’i përmirësuar ato", thuhet në pikën 8 të deklaratës së Këshillit Europian. 

Një vendim i tillë ka ardhur si rezultat i gjendjes së krijuar në Bjellorusi, pas protestave të ditëve të fundit në vend të cilët kundërshtojnë rezultatin e zgjedhjeve për president. Liderët e BE i kanë tërhequr edhe njëherë vëmendjen shtetit bjellorus.

Në përfundim të samitit virtual të thirrur nga presidenti i KE Charles Michel, ata kanë theksuar se gjenden pranë popullit bjellorus dhe i bëjnë thirrje presidentit Lukashenko për të liruar të burgosurit dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve.  Ata kanë paralajmëruar edhe njëherë qeverinë se nëse nuk përmirësohet gjendja në vend, do të ketë masa më drastike dhe sanksione të reja.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:00
'OSBE ndërmjetësim për krizën në Bjelloorusi'/ Pas kreut të KE, edhe Von der Leyen mbështet propozimin e Ramës

Pas presidentit të Këshillit, Charles Michel edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka mbështetur propozimin e kryeministrit Edi Rama, në cilësinë e kreut të OSBE-së, për ndërmjetësimin e OSBE në Bjellorusi.

"Ne jemi gati që të përfshihemi ne të gjitha format e ndryshme që të lehtësojmë tranzicionin paqësor demokratik në Bjellorusi. Ne mbështesim hapjen e dialogut midis autoriteteve dhe opozitës. Dhe ka mbështetjen e fortë të OSBE-së. OSBE është duke kërkuar mënyra që të lehtësoj dialogun në Bjellorusi. Bjellorusia është anëtare e OSBE. Bjellorusia është anëtar i OSBE. Kjo nuk kërkon shumë ndërhyrje, por hapjen e kanaleve te komunikimit brenda Bjellorusisë", shkruhet në deklaratën e Ursula von der Leyen.