Kriza në Bjellorusi, të premten Rama në Vjenë në Këshillin Special

TIRANË- Edi Rama, në cilësinë e kreut të OSBE do të jetë pjesë e Këshillit Special që do të mbahet të premten në Vjenë, në fokus të së cilit do të jenë zhvillimet e fundit në Bjellorusi. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare për Report Tv.

Tre ditë përpara kësaj vizite, Kryesia e OSBE rithekson se oferta për një takim në Bjellorusi vijon të mbetet në tryezë. "Të gatshëm të mbështesim Bjellorusinë. Oferta jonë për një vizitë në Bjellorusi mbetet në tryezë", thuhet në njoftimin zyrtar të Kryesisë së OSBE.

Propozimi i Ramës në cilësinë e kreut të OSBE për të vizituar Bjellorusinë për të ndërmjetësuar për zgjidhjen e krizës pas zgjedhjeve që nxorën fitues diktatorin Lukashenko, por që sollën valën e protestave masive duke u përshkallëzuar, erdhi më 17 gusht. Megjithatë, mësohet se për realizimin e këtij pritet konfirmimi i presidentit vendas Lukashenko. 

Ndërhyrja e OSBE në Bjellorusi për të zgjidhur krizën e krijuar pas zgjedhjeve u mbështet edhe nga SHBA, BE, që nxisin palët për dialog, por edhe nga presidenti francez Emmanuel Macron i cili tha se 'kemi pasur disa biseda me Putinin, kemi sugjeruar ndërmjetësimin e OSBE-së, Putin është në favor, por Lukashenko nguron'. 

Liderët e Europës vendosën që të mos njihnin zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, të cilat nxjerrin fitues Alexandër Lukashenko, duke iu përgjigjur kështu thirrjes së opozitës në Bjellorusi. Kancelaria Gjermane, Angela Merkel  i quajti zgjedhjet në Bjellorusi “as të lira e as të drejta”. 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Timi: 25/08/2020 11:20

    Me kete performance nderkombetare ka rrezik te na e rrembejne shtetet e huaja. Do ngelemi pa liderin vizionar. Hajde jepi dum ppp-ve pastaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb