Kriza/ Në janar-shkurt 2016, në 
Evropë 30 herë më shumë refugjatë

Kriza/ Në janar-shkurt 2016, në <br />Evropë 30 herë më shumë refugjatë
TIRANË - Teksa udhëheqësit e Bashkimit Evropian vazhdojnë luftën e fjalëve mbi çështjen e emigracionit, të dhënat tregojnë se premtimet e tyre për zgjidhjen e krizës mbeten ende në ajër. Skema e zhvendosjes së refugjatëve është e pamjaftueshme dhe do të vazhdojë të dështojë, pasi nga 160 mijë azilantë që duhej të ishin shpërndarë nëpër vendet e Unionit, vetëm 660 prej tyre janë akomoduar.Ndërkohë që shifrat janë bërë tronditëse, vetëm në dy muajt e parë të këtij viti në Europë kanë hyrë 30 herë më shumë refugjatë se një vit më parë.

Shtatorin e kaluar, në një samit të ngjashëm me atë që do të mbahet ditën e hënë për këtë çështje, u hartua plani që u cilësua si vendimtar për të shpërndarë në vendet e bllokut 160.000 sirianë, të cilët si stacion pritje kishin Italinë dhe Greqinë. Por, sipas të dhënave të Komisionit Europian, 17 nga shtetet anëtare kanë hapur deri më tani 6,642 vende të lira, rreth 4% të totalit të premtuar.

Politikanët, zyrtarët dhe punonjësit e ndihmave thonë se skema, në të cilën Britania vendosi të mos mos bashkohet, është burokratike dhe mbi të gjitha edhe nëse plani zbatohet me përpikmëri, nuk do të japë efekt duke patur parasysh numrin e lartë të refugjatëve që vijojnë të vijnë në Europë. 

Ballkani
Po ashtu, edhe të ashtuquajturat “pika të nxehta” të refugjatëve paraqesin probleme administrative. Ballkani perëndimor, i cili deri tani i ka lejuar refugjatët të kalojnë tranzit, tani gjendet përballë frikës se mijëra refugjatë të stacionuar aty për shkak të mbylljes së kufijve mund të zgjedhin të qëndrojnë në këto vende.
Kur të hënën kryetarët e qeverive dhe të shteteve të BE-së dhe Turqisë do të konsultohen lidhur me zgjidhjet për krizën e refugjatëve, kjo do të ndiqet me shumë vëmendje prej të ftuarve nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Dy vende të rëndësishme përgjatë itinerarit ballkanik - Maqedonia dhe Serbia - ndonëse nuk do të jenë të pranishëm në tryezën e bisedimeve, do të ndjekin me vëmendje atë që do të diksutohet në Bruksel. Sepse jo vetëm ajo për çfarë do të bihet dakord atje, por edhe shumë çështje vetëm të menduara i kanë pasojat thuajse të drejtpërdrejta përgjatë itinerarit ballkanik.

Komisari serb për refugjatët Vladimir Çuçiç e shmangu të gjithë përgjegjësinë nga vetja: "Unë ju siguroj, që vendime të tilla varen nga vendet e destinacionit të refugjatëve - Gjermania, Austria apo Suedia." Ndërsa presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov bën të qartë: "Sapo një vend në veri të kufijve tanë i mbyll kufijtë, edhe ne do të bëjmë të njëjtën gjë."


Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi