Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama mbërrin në Estoni për bisedime me liderët Baltik, mbi krizën në Ukrainë dhe Rusi. Ai pritet të takohet në kryeqytetin Tallinn me presidentin e Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë.
Korrespondentët ndërkombëtarë thonë se tre shtetet që j’u bashkuan Natos në 2004-ën, janë të shqetësuara mbi ndërhyrjen e Rusisë në Ukrainë. Të enjten Obama do të marrë pjesë në Samitin e Natos në Ëales, i cili pritet të sjellë një plan veprimi të shpejtë që do të nisë të veprojnë brenda 48 orësh.
Së fundmi Nato njoftoi se do të përdorë forcën e saj për të mbrojtur shtetet e Europës Lindore kundër një agresioni të mundshëm të Rusisë. Ndërsa Rusia reagoi duke thënë se kjo do të ndryshojë doktrinën e tyre, nëse infrastruktura ushtarake e Natos do të afrohet në kufijnë Rusë.
Kriza në Lindje të Ukrainës mes forcave ushtarake dhe rebelëve por-Rusë është përkeqësuar duke rritur më tej tensionet me Rusinë. Samiti dy ditor i Natos që nis nesër, do të diskutojë mbi çështjen e sigurisë dhe masave immediate që duhen marrë për zgjidhjen e krizës në Ukrainë.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO