Kriza politike/ Presidenti u përgjigjet të 'vegjëlve', tryezë të martën

Kriza politike/ Presidenti u përgjigjet të 'vegjëlve', tryezë të martën

TIRANE-Nisin lëvizjet për zgjidhjen e krizës politike në vend. Presidenti i Republikës Ilir Meta ditën e martë do të mbledhë partitë e vogla në një tryezë pas kërkesës së tyre në përpjekje për zgjidhjen e krizës politike. Paraditen e së martës në orën 11:00 shkallët e Presidencës për t'u takuar me kreun e shtetit pritet që ti ngjisin Fatmir Mediu i Partisë Republikane, Nard Ndoka i PDK, Vangjel Dule i PBDNJ, Dashamir Shehi i LZHK dhe Agron Duka i PPA-së.

Meta pranoi që të takonte aleatët e PD-së pas apelit të tyre 24 orë më parë. Në kushtet kur opozita joparlamentare i humbi të gjitha mundësitë ligjore për t'u bërë pjesë e zgjedhjeve më 30 qershorit 2019 për kryebashkiakët e rinj të vendit, 5 aleatët e qendrës së djathtë dje kërkuan ndërmjetësimin e Presidentit Ilir Meta, BE-së dhe OSBE-së, mes mazhorancës dhe opozitës për kapërcimin e krizës.

Në mesin e krizës partitë e vogla po përdorin të njëjtin skenar për të dalë ashtu si dy vite më parë. Edhe në 17 maj të vitit 2017 pas çadrës së opozitës përpara Kryeministrisë ishin partitë e vogla ato që inicuan një tryezë me kreun e qeverisë që më pas u zhvendos në një takim 'kokë më kokë' Rama-Basha për të arritur marrëveshjen që PD dhe aleatët e saj të futeshin në zgjedhje. Por tashmë mbetet për t'u parë nëse tryeza e së martës do t'ia arrijë qëllimit për të bindur PD dhe PS-në që të ulen për të gjetur një zgjidhje për pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tironc: 28/04/2019 00:41

    ajo foto shkon shume me kengen e Gino Paulit, quatro amici al bar

    Përgjigju
  • LIU NLNË TA QIU.: 27/04/2019 14:02

    Shikoni se çfar turpi madhështor është pjesmarja në politik e këtyre skarciteteve : natd gomar veshgjat ndoka. dash pijanec mor jahu plonc derri me i dopjo. qirrjo vangjeli gru qimi i jevgjitve grek. agron duka kryehajdut e mafjoz sipas thënjes së kryekriminelit mal9k salhe. E këto lloish vemjesh do diskutojn me kribin e plehut ilir kak meta. O mor Z O T çfar të ka bër i mjeri populi Shqiptar që i ke dënuar kaq rrënd.

    Përgjigju
  • besi: 27/04/2019 11:56

    edhe keta pijanecur i kane partite pa ushtare fare i jane ngjitur Lulit qe te formojne opoziten qe te zene nje vend ne parlament edhe keta si keshilli i ndrikullave duhet te largohen nga politika mjaft hengren

    Përgjigju
  • peoples: 26/04/2019 22:31

    Klubi i te liqeve....

    Përgjigju
  • peoples: 26/04/2019 22:30

    U mbyt gjemia me federal,o burra shpejtoni kush mund te dal........

    Përgjigju
  • peoples: 26/04/2019 22:26

    Klubi i te liqeve te Selanikut...Uleshin kok me kok dhe hanin pace me koke DEMI...Keta medemek jane stars te politikes Shqipetare...Julis Fucik therriste Popull JI VIGJELENT...

    Përgjigju
  • Paçe: 26/04/2019 19:24

    Ja dhe grupi Paçe Rakis,,,,hahahahhaha o llum kazani po ku gjeni mir beni,,,jeni dicka midis qurres dhe herpesit.

    Përgjigju
  • xxx: 26/04/2019 18:41

    Edhe nje dopjo o ustaa murat, se ja hodhem buthes edhe kete rradhe e siguruam deputetllekun per 2021

    Përgjigju
  • redi: 26/04/2019 17:40

    Takimi i presidentit me pese qytetar qe kurre nuk u bene kryetar .Dorezim me kushte i gjoja opozites ,duke kerkuar ndermjetes Meten, per dialog ne qeverine .Eshte absurde te degjosh kerkesa idiote ( qe vetem Saliu i formulon mbas cdo humbje elektorale)per ndryshim qeverie dhe kryeministri nga pese lolo ,kur dihet qe mijera shqiptare votuan kete qeveri dhe kryeminister .Ka gabime Rama dhe qeverisja e tij ?Po ka ,por ama do jene po shqiptaret qe do e vlersojne permes votes . Degjuat Saline ,dhe tani gezoni qetesine

    Përgjigju
  • Drejtësia po vjen: 26/04/2019 16:54

    Nji her e nji kohë kishim ,,,4 HERONJËT E VIGUT.,,,,sot jan mbledh 4 gomerët e cifligut,,,,

    Përgjigju
    • Ilir Floriri: 26/04/2019 17:11

      Por punojne kuajte dhe hane gomeret..!

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie

Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie