Në Kroaci pritet mot jashtëzakonisht i keq, i shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe me erëra të fuqishme, ndërkohë që agjencia kroate e meteorologjisë "Meteoalarm" ka aktivizuar sinjalin e alarmit të kuq për vendin, sidomos në rajonet Likë dhe Gorski Kotar. Në sqarimin e këtij lloj alarmi thuhet se ai jepet kur moti do të jetë jashtëzakonisht i rrezikshëm në një zonë të madhe, kur mund të paraqesë rrezik për jetën dhe kur dëmet e mundshme janë të mëdha.

Reshje të furishme u vërejtën dje në lindje të Istrias, rreth Labinit, ku në më pak se një orë ranë 72 centimetra kub shi. Qetësim gradual i reshjeve në Kroaci pritet prej të premtes. Ndërkohë, qeveria kroate miratoi sot raportin për përmbytjet e muajit maj, ku dy veta kanë humbur jetën dhe ku dëmet llogariten qindra miliona euro./ATSH/