Pasi eliminoi Anglinë, Kroacia ka hyrë në histori si vendi më i vogël që shkon në finalet e kompeticionit që nga viti 1950. Kroacia, me një popullsi prej vetëm 4.17 milionë, ka rezervuar vendin e saj në finalen e 15 korrikut që do të luhet në stadiumin Luzhniki të Moskës.
Më herët Uruguai, me një popullsi prej 2.4 milion, fitoi turneun në vitin 1950 pasi mundi në finale Brazilin.
Gjithashtu si vendi më i vogël, kroatët mposhtën një vend me një diferencë shumë më të madhe demografike në fazën e çerekfinaleve, Rusinë e 145 milionë banorëve. Ndeshja e finales mes Francës dhe Kroacisë do të luhet më datë 15 korrik në Moskë.
Komento