Kuvendi i Kroacisë ka miratuar sot protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO me 116 vota për dhe 2 kundër. Votimi u zhvillua me prezencë të delegacionit të lartë shtetëror maqedonas
Kryeparlamentari kroat Gordan Jandrokoviq, tha në fjalën e tij se qeveria e Kroacisë do të vazhdojë të mbështesë Maqedoninë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
“E përgëzoj Republikën e Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin në NATO dhe mund të ju them në emër të deputetëve që mbështetën vendimin e sotëm se Republika e Kroacisë do t’ju mbështesë në rrugën drejt BE-së”,- u shpreh ai.

Deri më tani pesë shtete kanë miratuar Protokollin për anëtarësimin në NATO të Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë këtu Greqinë, Shqipërinë, Slloveninë dhe Bullgarinë.
Komente

