Mëngjesin e sotëm, në brigjet e Sarandës ka mbërritur kroçera “Sapphire Princess”, e cila ka sjellë 1964 turistë nga e gjithë bota, njofton Dogana Shqiptare. Kroçera është pjesë e flotës Princess Cruises.
P.J/Shqiptarja.com“Saranda, destinacion i preferuar i kroçerave ndërkombëtare. Këtë mëngjes, në brigjet tona ka mbërritur anija gjigante turistike “Sapphire Princess”, pjesë e flotës së Princess Cruises, duke sjellë me vete 1964 turistë nga e gjithë bota për të zbuluar bukuritë e jugut të Shqipërisë. Dogana Shqiptare, në gatishmëri të plotë, duke garantuar procedura të shpejta, profesionale dhe mikpritëse për çdo vizitor që zgjedh vendin tonë si destinacion. Mirë se vini në Shqipëri, aty ku çdo mbërritje shënon fillimin e një eksperience të veçantë!”, thuhet në njoftim.
Komente









