“Kroi i lotit”, vendi ku gjatë diktaturës banorët takoheshin fshehurazi me të afërmit! Hasjanët e ndarë në dy shtete i bashkonte ky burim

Kroi i Gorozhupit, njohur si Kroi Lotit ndodhet në territorin e Prizrenit, në kufirin verlindor mes Shqipërisë dhe Kosovës.  Për të mbërritur tek ky krua duhet të udhëtosh me fuoristradë në një rrugë rurale rreth 40 km nga Kukës në Has, e më tej 30 minuta në këmbë, shoqëruar nga banorët e zonës.

Kroi i Gorozhupit, ka një histori të veçantë. Në këtë burim ujor që rrjedh nga mali, hasjanët e ndarë në dy shtete, mbushnin ujë dhe çmalleshin me njëri-tjetrin. Bëhet fjalë për vitet 1948-1989, kur Shqipëria Komuniste prishi marrëdhëniet me Jugosllavinë dhe hasjanët ishin të detyruar të mbushnin ujë në praninë e forcave ushtarake kufitare, ndaj e emërtuan “Kroi i Lotit” apo “Vajtimit”.

Lulzimi Thaqi, kujton se në moshë të vogël bashkë me të atin vinin te “Kroi i Lotit” për të parë të afërmit e tyre.

“Këtu jemi në kufi, vendi ku kanë mbushur ujë disa fshatra të Shqipërisë dhe disa të Kosovës. Këtu për shembull deri në vitet ’90 ne vinim tek kroi jo vetëm për të mbushur ujë, por për t’i cuar fjalë njëri-tjetrit. Se ne kishim kushërinj, të afërm që kishin mbetur andej (ish-Jugosllavi) dhe u cconim fjalë, u thoshim për raste lindjesh, vdekje, martesa, edhe ata gjithashtu na tregonin ne. Pra ishte vend takimi me njëri-tjetrit”,- shprehet Lulzim Thaqi banor i zonës.

Ai gjithashtu thotë se “kur ushtarët serb nuk i lejonin të takohesin me të afërmit, i korruptonim me konjak Skenderbeu”.

Me rënien e diktaturës në Shqipëri dhe më pas çlirimin e Kosovës, ky krua u shndërrua në atraksion turistik për banorët e zonave kufitare dhe turistët e huaj.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë