Krokodilët 'pushtojnë' rrugët e Australisë (VIDEO)

Pas përmbytjeve, Australisë i duhet të përballet me një rrezik të ri, krokodilët, të cilët janë parë të lëvizin nëpër rrugët e disa qyteteve, kryesisht në Townsville. 

Pas disa muaj pa shi dhe thatësirë historike, Australia po vuan pasojat e rreshjeve të pandërprera. Shirat dhe përmbytjet kanë gjunjëzuar rajonin e Queensland.

Qyteti i Townsville është më i prekuri prej tyre. Banorët e dëshpëruar po luftojnë jo vetëm me përmbytjet e vrullshme, shkaktuar nga lumi Ross, i cili është bërë shkak për rrëshqitjet e tokës dhe ndërprerjen e energjisë elektrike, por dhe ndaj reptilëve grabitqarë që kanë ndërruar habitat.

Autoritetet lokale kanë paralajmëruar banorët të kenë kujdes nga krokodilë të shumtë që janë parë në rrugët e qytetit. Më shumë se 11000 persona janë evakuuar për shkak të rrezikshmërisë së tyre.

Krokodilët në rrugët e Australisë

b.ha./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat