KRUJE - Një shpërthim me lëndë eksplozivi, e dyshuar si tritol ka tronditur mesnatën e mbrëmshme qytetin e Krujës.

Sipas policisë, eksplozivi është vendosur në një lokal në qendër të qytetit të Krujës, por fatmirësisht nga shpërthimi nuk janë shkaktuar të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Sipas policisë, rreth 400 gram lëndë e dyshuar si tritol ju vu lokalit në pronësi të shtetasit Muharrem Noçja, ndërsa kjo është hera e dytë që ky subjekt dëmtohet nga lëndët eksplozive.

Ende nuk dihen shkaqet dhe autoret e kësaj ngjarje.

(Gre.M/Shqiptarja.com)