KRUJË – Vjedhjet e bagëtive në rrethin e Krujës kanë marrë përmasa tepër shqetësuese. Vetëm gjatë katër ditëve të fundit, kanë ndodhur vjedhje lopësh e viçash në fshatrat Budull, Bubq, Bilaj dhe Murqine që kanë shkuar deri në përleshje.
Siç thonë edhe vetë fshatarët, hajdutët vijnë dhe vjedhin çfarë të mundin. Vetëm në fshatin Budull, një fermeri iu vodhën të dy lopët që kishte, duke e marrë të vetmin burim të ardhurash që kishte. Një tjetër fermer është përleshur me hajditët dhe ka arritur ta shpëtojë lopën, që ia kishin nxjerrë nga stalla në rrugë.
Fshatarët thonë se qëndrojnë gjithë natën pa gjumë, duke bërë roje. Të pyetur për ndihmën e policisë, ata thonë se policia nuk bën asgjë për të kapur hajditët, madje dyshojnë në punën e saj. Situata e vjedhjeve është bërë një fenomen shqetësues për tërë komunitetin.
.(Foto: Ali Nuzi, fshatar duke ruajtur bagëtitë natën)
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

bagëtive lë fshatarët pa gjumë">