KRUJE - Mbetjet urbane të qytetit të Krujës vazhdojnë të digjen në vend të hapur në anë të rrugës Krujë-Qafshtamë, konkretisht pranë vendit të quajtur Shkëmbi i Vajes.

kruje mbeturina

Ato hidhen çdo ditë aty dhe më pas digjen duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve, pasi tymrat dhe gazrat që çlirohen shpërndahen nga era duke ndotur ajrin e shumë fshatrave si dhe vetë lagjen “Abaze” që ndodhet në skajin verior të qytetit të Krujës.

kruje mbeturina

Banorët e këtyre fshatrave thonë se janë të detyruar të mbajnë mbyllur dritaret për shkak të tymit dhe gazrave helmuese.

kruje mbeturina

Shumë prej tyre shprehen se vuajnë nga sëmundje të frymëmarrjes. Po ashtu edhe prodhimet bujqësore janë të pakta në numër si pasojë e ndotjes.

kruje mbeturina

Ndërkohë drejtues të bashkisë përgjigjen shkurt. “Nuk kemi vend tjeter ku t’i hedhim”.

Redaksia Online