KRUJE – Një 28-vjecar nga Fushë-Kruja u arrestua nga policia pasi plagosi me pistoletë një 31-vjecar gjithashtu banues në Fushë-Krujë. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të këtij mëngjesi, ndërsa në kërkim për ngjarjen në fjalë janë shpallur edhe dy bashkëpunëtorë të Skerdilajd Mirit, R.M 24 vjeç banus në Fushë-Krujë dhe R.M 26 vjeç banues në Tiranë.
 
Sipas njoftimit të policisë, 28-vjecari miri në bashkëpunim me dy të kërkuarit plagosnë me pistoletë 31-vjecarin me inicialet G.M i cili u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
 
Policia sekuestroi 2 gëzhoja kalibri 7.65 mm dhe 2 copë fishekë kalibër 7.65 mm .


Gre.M/shqiptarja.com