Tiranë-Prej paradites së kësaj të marte, Milena Nikolli, një grua 62-vjeçare nga Kodër Thumana, proteston e vetme para Ministrisë së Infrastrukturës. Që nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, 5 vite më pas, ende nuk ka mundur të marrë paratë për riparimin e banesës së saj private, të dëmtuar. Gruaja në pension jeton aty me vajzën e saj, ndërsa banesa e vlerësuar për tu riparuar në vlerën 34 milionë lekë (të vjetra) degradon edhe më shumë.
Milena Nikollin shumë mund ta mbajnë mend si gruan që protestoi sërish e vetme më 8 mars, ditën që gratë në Shqipëri e kanë keqkuptuar duke festuar. Milena kaloi natën para bashkisë së Krujës dhe e ndërpreu grevën e saj pasi nga autoritetet vendore në atë kohë iu premtua zgjidhje: se me në fund do të merrte fondin për të riparuar shtëpinë e saj, dhe se procedura do të zgjaste jo më shumë se 2 javë.
Por nga ajo kohë, zonja 62-vjeçare ende nuk ka gjetur zgjidhje, dhe pas sorollatjeve burokratike në bashkinë e Krujës, thotë se përfaqësues lokalë i thanë se fondi është bllokuar nga pushteti qendror.
Milena Nikolli tregon për Report Tv, se nga bashkia e Krujës i thanë se teksa ata merreshin me procedurat, zonja të aplikonte për lejen e ndërtimit. Dhe ashtu thotë se bëri: Pagoi ekspert për projektin e riparimit të shtëpisë dhe më 31 korrik të këtij viti mori në dorë lejen e ndërtimit. Por sërish fondi 34 milionë lekë (të vjetra) nuk i kaloi.
Zonja, e cila jeton me pensionin dhe pagesat që i sjellin fëmijët nga emigrimi, thotë se nuk do të ndalë grevën dhe se nuk do të kthehet në Thumanë nëse nuk i kalojnë paratë për të rindërtuar shtëpinë e saj, që sa më shumë koha kalon, aq më shumë shkatërrohet.
Prenoncimi i Milena Nikollit për Report Tv:
Jo. Absolutisht asnjë reagim. Përkundrazi jemi ndodhur nën presionin e Policisë së Shtetit, e cila nuk deshi të na lejojë që ne të qëndronim këtu dhe pse nga mëngjesi unë i kam kërkuar zotit Elton Alushit, drejtorit të Policisë së Shtetit, që të më gjejë vendin e përshtatshëm meqë ky vend nuk ishte i përshtatshëm dhe unë nuk mora asnjë reagim nga ana e tij dhe unë qëndrova këtu në vend.
Unë këtë grevë urie dua ta çoj deri në fund, deri në plotësimin e kushteve të mia për të cilën jam këtu. Kërkoj mbrojtjen e Policisë së Shtetit, vdekjen e dua me dinjitet në termin urid he jo nga keqbërësit, ndaj Policia e Shtetit të zbatojë ligjin, të kryejë detyrën pasi që në mëngjes jam e dhunuar prej policisë.
Jo, absolutisht! Ne për ata të ministrisë jemi insekte dhe mendojnë se mund të na shkelin me këmbë, gjë të cilën nuk do t’ia arrijnë. Unë jam shumë e vendosur, grevën time do e çoj deri në fund dhe jetën time nga vdekja e ndan vetëm një SMS e ardhur në telefonin tim nga banka ku unë aderoj pasi unë kam lidhur kontratën dhe kam lidhur gjithë dokumentacionin dhe kësti i parë sipas ligjeve të shtetit duhet të ishte dhënë që me 15 gusht, gjë e cila nuk ndodhi.
Vetëm me gënjeshtra dhe mashtrime, Jo këtë muaj, jo këtë muaj, deri sa arriti që më tha, pasi bëra kontratën, pasi bëra noterinë, m’u kërkuan të gjitha dokumentacionet, por unë pranoj compromise privatisht vetëm konform ligjit.
Deri në vetëflijim. Nuk tërhiqem, pasi u tërhoqa njëherë dhe me keqardhje e kam peng në shpirt se si arrita t’u besoj atyre. Unë dua gjëra konkrete, jo më llafe, mashtrime, gënjeshtra.
Kemi dy vite që jetojmë në banesën me rrezikshmëri të lartë. Sa herë që ka stuhi tjegullat na fluturojnë mbi kokë. Tani ka mbetur vetëm vetëflijimi.
Unë I kërkova bashkisë të më japë me shkrim se ju nuk jeni pengesa dhe nuk kanë ardhur fondet në bashkië, gjë të cilë ata faktikisht ma dhanë me vulë dhe me shkrim, sekretari I bashkisë dhe me vulën e kryetarit. Më thanë se I ka qeveria dhe prandaj unë nuk iu drejtova qeverisë, zonjës Balluku, ministrisë së infrastrukturës. Këta të më gjejnë rrugëzgjidhje ose të marrin dhuratë vdekjen time.
Zoti kryeministër marr të mirëqenë që nuk jeni në dijeni se çfarë ndodh nga pushteti vendor dhe qëndror me qytetarët e prekur nga tërmeti i vitit 2018. Ne kemi dy vite që jemi në shtratin e vdekjes, jemi nën gërmadha ndaj ju lutem reflektoni, reagoni dhe mbani premtimin që bëtë qytetarëve dhe të mos ketë më gjakderdhje se mjaft.
Kemi dy vite që nuk marrim as bonus, asgjë,
Uroj qe sakrifica qe po ben te arrij te plotesoj kerkesen tuaj. Le te jet ky nje shembull per te gjith ata qe kerkojne te drejtat e tyre.
Përgjigju