Krujë, vendoset busti i firmëtarit të Pavarësisë, Mustafa Merlika! Kryeministri që bëri realitet ‘Shqipërinë etnike’

Mustafa Merlika Kruja, një prej firmëtarëve të Pavarësisë, patriot që luftoi fort për Kombin në ditët e vështira të mëvetësisë së Shqipërisë, politikan, historian, gjuhëtar e publicist i shkëlqyer, i vetmi  Kryeminitër që bëri realitet  Shqipërinë etnike gjatë periudhës së luftës, por edhe një personazh i mohuar dhe i anatemuar prej regjimit komunist për më shumë se 45 vite. Tashmë ai do të ketë bustin e tij ku mund të kujtohet e nderohet në qytetin e lindjes në Krujë.

Në ceremoninë e veçantë të përurimir dhe përkujtimit të tij, organizuar nga  shoqata 'Trojet e Arbrit Prishtinë' dhe familja Merlika,  morën pjesë historianë,  gjuhëtarë, shkrimtarë, publicistë, intelektualë dhe përfaqësues të familjeve që provuan po njësoj persekutimin dhe mohimin gjatë viteve të regjimit komunist.

Përveç kontributeve shkencore në gjuhësi, studime e albanologji, një varg nismash e angazhimesh të Mustafa Krujës vlejnë të përmenden si: Heqja e sopatave të liktorit nga Flamuri ynë kombëtar, lirimi i më se 2000 të burgosurve në Shqipëri e të internuarve në ishujt e Italisë, gjatë viteve të pushtimit, hapja e mbi 300 shkollave në trojet shqiptare në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni siç emërtoheshin asokohe, në tokat e lirueme, ngritja e një administrate civile dhe ushtarake shqiptare në këto troje, të lëna jashtë Shqipërisë nga Konferenca e Londrës.

R.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xhemal: 26/11/2024 17:56

    I bene bust nje M te madh. bashkepunetorit te fashos...jetojme kohe te ringjalljes se fashos..megjitheate lufta ncl eshte nje veper qe nuk shuhet kurre.lavdi partizaneve te lirise ,paqes e progresit

    Përgjigju
    • Den: 26/11/2024 19:11

      Tregojnë prralla "Shqiperia etnike" Por ishte koloni mor trap,ishte e pushtuar or ndoc Komuniste ishin ata qe i priten me pushke ne durres

    • E sakt: 26/11/2024 18:08

      Fashot njohen shqiperin e madhe qe esht enderr shekullore e gjith shqiptareve te vertet(jo gjakprishurve komunist)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Bardhi flet për ecurinë e protestës: Do zbatojmë vullnetin e qytetarëve, e kanë ata në dorë! Planin do e bëjmë të ditur hap pas hapi

Bardhi flet për ecurinë e protestës: Do zbatojmë vullnetin e qytetarëve, e kanë ata në dorë! Planin do e bëjmë të ditur hap pas hapi