KRUJE - Një sipërfaqe e konsiderueshme me pyje, kryesisht pisha, bredha dhe shkurre është shkrumbuar nga flakët e zjarrit, mesnatën e së premtes duke u gdhirë dita e shtunë në malin e Sarisalltikut në Krujë.
Zjarri ka vijuar përgjatë gjithë natës, ndërsa ka rrezikuar disa banesa aty pranë. Të parët që u vunë në lëvizje ishin banorët e zonës, ndërsa në ndihmë të tyre erdhën zjarrfikëse nga Kruja dhe Durrësi.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së flakëve në këtë masiv pyjor, por dyshohet se janë kultivuesit e kanabisit që duan të hapin parcela të reja për mbjelljen e bimës narkotike Cannabis sativa. Nuk përjashtohet mundësia për hapjen e kullotave të reja nga ana e barinjve apo edhe e një zjarri të qëllimshëm.

Zjarri është vendosur nën kontroll vetëm orët e para të mëngjesit të sotëm.
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com