Krushqi në PS, djali i Stefan Çipës
merr vajzën e kreut të Maliqit

Krushqi në PS, djali i Stefan Çipës<br />merr vajzën e kreut të Maliqit
TIRANE - "Dashuri familjesh kryebashkiake!" Kot nuk thonë se krushqitë, ngjajnë pa bëhen. Djali i kryetarit të bashkisë së Sarandës, Jorgo Çipa është fejuar me vajzën e kryetarit të bashkisë së Maliqit, Joriana Topçiu.

Kryetarët e bashkive njiheshin bashkë më herët, pasi i ka bashkuar logoja e Partisë Socialiste, por nuk mendonin se miqësia e tyre, do të shkonte deri në krushqi. Por ja që ndodhi! Fëmijët e tyre prej më shumë se dy vitesh dashuroheshin në heshtje, pa u’a vënë në dijeni prindërit.

Këtë verë zgjodhën të celebronin fejesën e tyre. Djali i Stefan Çipës ka përfunduar studimet tri vjeçare në Shqipëri për Informatike Ekonomike aty ku u njoh edhe me vajzën e Gëzim Topçiut, Jorianën. Ndërsa tani Jorgo prej një viti jeton në Norvegji ku vazhdon masterin në po të njëjtën degë nga bursa që mori si student ekselent.

Vetëm dy javë më parë ata kanë lidhur fejesën e tyre. Siç e do zakoni shqiptar në të tilla raste ka shkuar fëmilja e djalit dhe i ka kërkuar dorën e vajzës. Pas adeteve kanë marrë rrugën për të festuar në Voskopojë.

Ndërsa këtë javë Stefani Çipa hapi derën për kryshqit. Nën kujdesin e bashkëshortes së tij (nënës së djalit) gjithçka ka shkuar shumë “ok”. Pritja është bërë në restorantin Deko, një prej restoranteve më të preferuar në qytetin e Sarandës, ku ‘dëshmitarë’ të kësaj fejese kanë qenë edhe deputetët si Koço Kokëdhima dhe Pandeli Majko i PS-së si dhe Vangjel Tavo i LSI-së.

Nga fotot duket se është ngitur dolli për Kokëdhimën, dhe me sa duket për mandatin e deputetit në Kuvend. Nga miqtë e tyre të përbashkët dhe miqtë e “shqiptarja.com” ne arritëm ti vidhnim këto informacione. Ndaj ne ju urojmë trashëgime çiftit, ndërsa baballarëve të tyre, ishalla edhe një mandat tjetër!

(Në foto: Çifti Jorgo Çipa dhe Joriana Topçiu duke vendosur unazën)

(Në foto: Kryetari i bashkisë së Sarandës Stefan Çipa me Jorgon dhe të fejuarën e tij)

(Në foto: deputeti Pandeli Majkon me çiftin e fejuar)

(Në foto: Deputetët Vangjel Tavo dhe Koço Kokëdhima)


Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.10.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

11/4
  • Sondazhi i ditës:
    11 Nëntor, 07:59

    A besoni se situata e pensionistëve do të ndryshojë?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj takohet me përfaqësues të KRIIK: Shoqëria civile të përfshihet në proceset elektorale

Presidenti Begaj takohet me përfaqësues të KRIIK: Shoqëria civile të përfshihet në proceset elektorale