Kryetarja e Bashkisë së Prrenjasit, Miranda Rira, ish-deputete e LSI-së është bërë nënë për herë të dytë. Ajo ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë ditën e sotme rreth mesdite.
Kryebashkiakja e Prrenjasit ka qëndruar aktive jo vetëm në punën e saj por edhe në rrjetet sociale. Vetëm pak orë më parë ajo ka reaguar në Facebook me anë të një postimi ku tregon një letër që ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca i ka dërguar asaj sa i përket mosmiratimit të buxhetit te vitit 2019, për bashkinë Prrenjas.
Miranda dhe bashkëshorti i saj Julian Rira, pedagog në Universitetin Aleksandër Xhuvani janë prindër të një vajze të vogël, Livias.

/G.M./Shqiptarja.com
Komente


Me jete i paçi femijet!
Përgjigju