Kryebashkiaku i Nju Jorkut formon shqiponjën në duar: Komunitetin shqiptar në e konsideroj si motrat dhe vëllezërit e mi! Flet Shqip: Jeni më e mira e Amerikës

Kryebashkiaku i Nju Jorkut formon shqiponjën në duar: Komunitetin shqiptar në e konsideroj si motrat dhe vëllezërit e mi! Flet Shqip: Jeni më e mira e Amerikës

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams nuk i ka kursyer vlerësimet për komunitetin shqiptar, që punon dhe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë ceremonisë së emërtimin të njërës prej rrugëve të Nju Jorkut me emrin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Adams i veçoi ata si njujorkezë të mirë, që punojnë me përkushtim.

“Po flas për njujorkezët e mirë, për ata që kontribuojnë në qytetin tonë, që nuk flasin për të luftuar policinë, por si ta ndihmojnë atë. Kur flas për njujorkezët e mirë, e kam fjalën për komunitetin e shqiptarëve. Ju përfaqësoni njujorkezët e mirë, punëtorë të palodhur, të përkushtuar dhe të devotshëm, që besojnë te siguria publike dhe në jetën cilësore që meritojme si qytet. Ky emërtim rruge, ku gjithkush që do të kalojë nëpër të, do të ngrejë kokën lart dhe do të shohë emrin, do të tregojë atë që ju e konsideroni lider, një hero, ai është emri që po i vendosim kësaj rruge. Është kaq domethënëse për ta njohur dhe për ta respektuar në një qytet, të cilin ju e keni bërë kaq të madh sa është. Zoti Veliaj, ju falenderoj që jeni këtu mes nesh, teksa emërtojmë këtë rrugë të rëndësishme dhe i them të gjithë miqve të mi të komunitetit shqiptar: Unë nuk ju konsideroj thjesht shtetas, por si vëllezërit dhe motrat e mia”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut.

Një moment i veçantë ishte fjalimi i liderit të mazhorancës në Senatin amerikan, Chuck Shumer, i cili ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në karrierën e tij për çështjen shqiptare.

“Ju dua shumë! E dua komunitetin tuaj sepse ju jeni më e mira e Amerikës! Shumë njerëz kanë ardhur këtu në vitet ’50-’60-’70,  gjithçka donit të bënit  ishte të punonit fort dhe të siguronit një jetë të mirë për veten dhe për fëmijët tuaj. Dhe ju ia dolët! Në pallatin tim kemi një burrë, një shqiptar të mrekullueshëm, që filloi pune si portier dhe tani zotëron 8 pallate. Kjo është historia shqiptare! Ndaj, ta shohësh këtë komunitet të rritet dhe të ketë progres, fillon të besosh tek Nju Jorku dhe të besosh tek Amerika”, deklaroi senatori, Chuck Shumer.


Lajmi kryesor:

Veliaj në Nju Jork, përurohet rruga 'Gjergj Kastrioti Skënderbeu': Një ngjarje e shënuar për shqiptarët


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë