Kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla ka ankimuar dënimin me 1 vit burg për korrupsion zgjedhor, dhënë nga shkalla e parë e Gjykatës së Posaçme.
Me anë të postës elektronike në Apelin e GJKKO-së është dorëzuar ankimimi nëpërmjet avokatit të tij. Me 24 janar të vitit 2024, Gjykata e Posaçme e gjeti dhe e shpalli fajtor Memollën.
Hetimet për kryebashkiakun e Rrogozhinës nisën pasi në media u publikua një audio përgjim ku siç thotë SPAK, dëgjohet Edison Memolla në atë kohë kandidat për kryetar bashkie në Rrogozhinë, duke ndikuar tek një punonjës i OSHEE , për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor.
Prokurori Edvin Kondili gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore u shpreh se gjithë kjo bëhej me qëllim që qytetari të votonte në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 6 Mars 2022.
Përveç dënimit me 1 vit burg gjykata e shkallës së parë ka vendosi si dënim plotësues se për 5 vitet e ardhshme Memolla nuk mundet të mbajë asnjë funksion publik.
Tashmë në apelin e GJKKO-së pritet të caktohet shqyrtimi i ankimit ku nëse vendimi do të lihet në fuqi dhe do të marrë formë të prerë, Memolla do të duhet të lërë postin.
Komente











Ne cdo vend te botes, kur denohesh futesh ne burg, dhe pastaj apelon, por ne Shqiperi funksionon ndryshe. Te pasurit kane ne dore te zgjedhin nese futen ne burg apo jo. Sa e peshtire
Përgjigju