Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mirëpriti sot në zyrën e tij homologun e Athinës, Kostas Bakoyannis të cilit i dhuroi “Çelësin e Qytetit”. Takimi mes dy homologëve u bë pikërisht pas lajmit të mirë ku Greqia hapi kufijtë me Shqipërinë pas bllokimit në kuadër të pandemisë së Covid-19.
“Ke ardhur me këmbë të mbarë”, - iu drejtua Veliaj homologut të tij, - “sepse sot është dita e parë e hapjes së kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke rritur kuotat derisa të shkojmë në një hapje totale. Faleminderit që ishe pasagjeri i parë që hape kufirin dhe jam i sigurt që është një lajm fantastik për të gjithë shqiptarët dhe grekët në të dyja anët e kufirit. ”
Kryebashkiaku Veliaj shprehu bindjen se marrëdhëniet mes dy vendeve janë më të mira se ç’ishin dje, teksa shton se nesër do jenë akoma më të mira se ç’janë sot.
“Propozimet që patëm sot për të bashkëpunuar në turizëm, për të bashkëpunuar tek rinia, tek teknologjia, për të bashkëpunuar dhe në çështjet sociale sidomos teksa ne ngrihemi nga pandemia me shumë probleme sociale, me njerëz që mund të kenë humbur punën, me njerëz që kanë pasur humbje në familje, me njerëz që mund të kenë humbur banesën”, nënvizoi Veliaj.
Ndërsa kryetari i Bashkisë së Athinës, Bakoyannis falenderoi Velajn për dhuratën me simbolikë të veçantë, teksa tha se vëren se Tirana po transformohet dita-ditës me hapa të shpejtë.
“Në Athinë kemi një prezencë të madhe të diasporës shqiptare, të emigrantëve shqiptarë aty, që përbëjnë një pjesë përbërëse të jetës së qytetit tonë. Ky çelës dhe ky besim tek unë, është me themele të forta. Ne kemi detyrimin të ecim përpara me guxim dhe vendosmëri. Jo në teori, jo me fjalë, por me vepra. Të bashkëpunojmë me të njëjtin vrull me të cilën shoh se si transformohet qyteti i Tiranës. Me të njëjtin vrull që edhe ne dëshirojmë që ta transformojmë qytetin e Athinës dhe tani kemi rastin të bashkojmë forcat”, pohoi Kostas Bakoyannis.
Në fund ai i bëri një ftesë kryebahskiakut Veliaj që të vizitojë sa më parë Athinën, teksa i dhuroi statujën me “Perëndeshën e Athinasë”, simbol i dijes dhe mençurisë në shenjë mirënjohjeje.
Kryebashkiaku i Athinës, Kostas Bakoyannis dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?
-
Mjaftueshëm
8.9%
-
Pak
21.8%
-
Shumë pak
69.4%
Vota total: 3880
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kolumbia sjell në pranga Admir Tutajn, furnizonte me armë klanet kriminale shqiptare në Angli! Mbante dhe identitet të dytë, dosja dhe detajet
19 Shtator, 14:24
-
Skandali me diplomat e Universitetit Wisdom, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për falsifikim! Kallëzime nga pronari italian dhe rektori shqiptar, sekuestrohen dokumente
19 Shtator, 12:38
-
Tiranë, 15 vjeçari godet me thikë shokun brenda në ambientet shkollës private! E denoncoi në polici adoleshenti i plagosur
19 Shtator, 12:28
-
Dhuna në familje mbetet problem/ 8 raste u denoncuan brenda 24 orëve në Tiranë e Korçë, gratë pajisen me urdhër mbrojtjeje
19 Shtator, 11:13
-
VIDEO/ Kosova i kishte dënuar me 2 vite burgim për prodhim e shitje droge, arrestohen për ekstradim 2 të kërkuarit nga Tirana
19 Shtator, 09:38
-
Tiranë/ Me ‘Audi’ të blinduar e armë me vete, arrestohet 30-vjeçari nga Gjirokastra! Mjeti me targa gjermane
19 Shtator, 09:15
-
Vodhën çanta firmato me vlerë rreth 15 mijë € në një apartament në Astir, arrestohen 3 'skifterat' nga Fushë-Kruja! Në pranga edhe pronari i një argjendarie (EMRAT+VIDEO)
18 Shtator, 16:47
-
Pjesë e grupit të organizuar kriminal, GJKKO kalon për proces për 5 akuza dosjen e ish-shoferit të MB dhe 3 familjarëve të tij! Pranohet gjykimi i shkurtuar, mbi 2,1 mln euro të përfituara
18 Shtator, 11:33
-
Përgjimet/ 'Pronari i 'Wisdom' i dhuroi çantën Louis Vuitton presidentes së ASCAL': Ja dhamë me zemër, hahaha...! MAS: Po ndiqet procedura për të mbyllur kolegjin Universitar
17 Shtator, 13:42
-
Tiranë/ U bllokua në banesën që kishte rënë zjarr, policia shpëton 19 vjeçaren
17 Shtator, 12:24
-
'MED24'/ Tirana mbledh të rinjtë nga 25 shtete të botës! Videomesazhi i Papa Franceskut: Bëhuni zëri i atyre që s'dëgjohen! Jeni e ardhmja e Mesdheut
17 Shtator, 11:24
-
Veliaj homazhe për 82-vjetorin e Konferencës së Pezës: Historia na ka mësuar se duhet të bëjmë gjënë e drejtë! Le të bashkohemi për Shqipërinë Europiane
16 Shtator, 15:09
Bravo
PërgjigjuUeeeee, çfarë tradhtari. Po tani, grekët mund të vijnë e të hapin derën vetë?
PërgjigjuMë i hollë se kafsha që s'kupton humor!
Sa i trash mund te jesh??