Kryebashkiaku Veliaj uron Pashkët: Së shpejti një shtatore e Nënë Terezës në Parkun e Liqenit, si një vend lutjeje e reflektimi

Pas Meshës së Pashkës që u mbajt në Katedralen e Shën Palit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i uroi të gjithë besimtarët e krishterë festën më të madhe në kalendarin liturgjik të Kishës Katolike.

“Gëzuar të gjithëve Festën e Pashkëve! Pashka, apo “Passover”, pavarësisht gjuhës, është një festë e kalimit. Ne kalojmë nga një moment i vështirë, në një moment të bukur; Krishti kaloi nga vdekja në jetë. Ne po kalojmë nga një moment i pandemisë në një moment të hapjes; nga një moment i shaktërrimit prej tërmetit, në një moment të rindërtimit; nga një moment ku kemi qenë të mbyllur, në një moment ku duhet të dalim të shijojmë jetën. Secili prej nesh e ka një ditë reflektimi, për të kuptuar se kemi nevojë të bëhemi pak më të mirë, pak më të hapur, pak më të dëgjueshëm, pak më solidarë. Besoj se e kemi fuqinë, e kemi treguar që ne, si shqiptarë, kur bashkëpunojmë bëjmë gjëra të mrekullueshme,” uroi Veliaj.

Kryebashkiaku ndau gjithashtu lajmin se së shpejti në Parkun e Gjelbër të Liqenit Artificial do te vendoset shtatorja e Shenjtores shqiptare, Nënë Terezës, e cila, tha ai, do jetë një vend lutjeje për të gjithë komunitetin e besimtarëve katolikë.

“Me Monsinjorin kemi diskutuar qe, në kodrat e Liqenit, te vendosim një shtatore të Nënë Terezës, si një vend lutjeje e reflektimi. Shumë njerëz nuk e kanë fatin të prodhojnë shenjtorë, ne e kemi dhe ndonjëherë nuk reflektojmë aq sa duhet për këtë pasuri të madhe kombëtare. Qyteti i Tiranës, ashtu siç mori vendimin për t’i rikthyer Kishën e Shën Prokopit Kishës Ortodokse, tani do fillojë shumë shpejt vendosjen e shtatores për të përkujtuar Nënë Terezën, Shenjtoren që Shqipëria i dha botës. Është një kontribut i vogël për gjithë komunitetin e besimtarëve”, deklaroi kryetari i Bashkisë.

Ai e quajti një muaj fantastik për Tiranën, ku edhe për myslimanët, që janë në Muajin e Shenjtë të Ramazanit, së shpejti do përfundojë Xhamia e re:

“Kemi pashkët e të gjitha besimeve, kemi Ramazanin dhe Bajramin. Presim hapjen e Xhamisë së re. Unë them se në një vend ku mbizotëron harmonia, nuk ka asnjë arsye pse të jemi të ndarë e të përçarë me njëri-tjetrin. Paçi vetëm ditë të mira! Gëzuar!”

Kryetari i Bashkisë zhvilloi një vizitë edhe në Vëllazërinë Ungjillore të Shqipërisë, ku u prit nga Pastor Ylli Doçi.

K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Juristi: 17/04/2022 20:48

    Të ka ardhur mëndja për reflektim, dhëntë zoti të jetë vonë. Edhe në burg mund të reflektosh.

    Përgjigju
  • Genci: 17/04/2022 16:22

    Po 1 kulle 25 kateshe mu ne mes te parkut, apo po e shtyn pak, per vit te ri besoj do japesh lejen e ndertimit ?

    Përgjigju
  • Silvia: 17/04/2022 14:49

    Z. Kryebashkiak, shtatoret i ndërton kisha dhe aty e kan vendin ti bëji një muze - qendër veprimtarie bamirësie me suport ekonomik edhe nga qeverisja lokale në nderim të veprimtarisë së saj humane të shenjtë. Këto figura nuk janë objekt dekori e argëtimi pas ditor mendoj!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit