Vettingu/ Kryegjyqtari që bëri shtëpi në stadium, ngel në të 3 kriteret

Vettingu/ Kryegjyqtari që bëri shtëpi në stadium, ngel në të 3 kriteret

Alltun Çela

Shpata e Vetingut vijon të ‘presë kokat’ e gjyqtarëve dhe prokurorëve abuzivë më të njëjtin intensitet si gjatë vitit 2018. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me trupë gjykuese të përbërë nga Pamela Qirko, Xhensila Pine dhe Genta Tafa Bungo, ka vendosur dje që të shkarkojë nga detyra kryetarin e Gjykatës së Sarandës, Alltun Çela.

Ky i fundit kishte probleme të rënda në të tre kriteret, ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale, ku spikaste edhe kthimi i një ambienti stadiumi në banesë, pa asnjë lloj dokumentacioni.

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 04.01.2018 për subjektin e rivlerësimit, z. Alltun Çela, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 08.01.2018 vendosi: Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Alltun Çela, ​kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë. Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Pamela Qirko, znj. Genta Tafa (Bungo) relatore, znj. Xhensila Pine anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve. Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet  ankimim  pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”, thuhet në njoftimin e KPK.

Shtëpi në stadium

Gjatë hetimit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është çuditur se si Alltun Çela kishte në pronësi një ambient stadiumi, tip magazinë, të cilën e kishte përshtatur për banim. Kryegjyqtari e kishte blerë ambientin e stadiumit në vitin 2002 dhe e kishte dhënë me qira si banesë. Gjyqtari ka deklaruar të ardhura nga dhënie me qira e shtëpisë në ambientin e stadiumit deri në vitin 2008. KPK i ka kërkuar subjektit sqarime se si e ka kthyer një ambient stadiumi në banesë, por gjyqtari nuk ka sjellë asnjë dokumentacion. Çudira të tilla ndodhin vetëm në gjyqësorin shqiptar.

“Ai ka një ambient magazinë e ndërtuar para viteve 1990 e përshtatur për banim, blerë në 17.8.2002 për 1 milion lekë. Subjekti ka deklaruar të ardhura nga qiraja deri në 2008 nga kjo pronë. Por më pas nuk ka me asnjë të dhënë. I pyetur për këtë pronë, gjyqtari nuk ka sjellë asnjë argument se si nga një ambient saldimi u kthye në ambient banimi. Gjithashtu ka një truall 400 m2, përfituar në 1999 nga Bashkia Sarandë, i paregjistruar ende në hipotekë. Gjyqtari ka edhe një ambient me sipërfaqe 30 m2 në Sarandë. Pas hetimi rezultoi se kjo pronë është e sipërmarrësit C. Z., i cili ishte palë e paditur. Ne 2011 është blerë kjo pronë pikërisht tek C. Z”, thuhet në dosjen e hetimit.

175.540 m2 ullishte

Sipas KPK kryetari i Gjykatës së Sarandës, Alltun Çela kishte probleme me përfitimin e pronësisë prej 175.540 m2 ullishte në Tatzan të Delvinës si dhe 600 m2 truall në të cilën kishte edhe një banesë.

“Gjyqtari ka tokë arë ullishte me sipërfaqe 17.540 m2, akti i marrjes së tokës në pronësi daton në 1994 marrë me ligjin 7501. Në përfundim të hetimit për këtë pasuri rezulton se pronësia duhej të dilte në emër të babait te tij. Rezulton se ka mospërputhje në dokumentacionin për këtë pronë pasi me të njëjtin dokument ka përfituar 600 m2 truall së bashku me një shtëpi banimi. Këto prona ndodhen në Tatzan në Delvinë. Është e paqartë se si e fituar pronësinë 600 m2. Pasi njëherë thotë akt dhurimi e më pas vendim gjyqësor. Ka përfituar shtëpi banimi edhe pranë ish fabrikës së biskotave në Sarandë, bblerë në vitin 1995 nga Çela për 1 milion lekë. Ai ka deklaruar po ashtu shtese kati mbi këtë banesë me sipërfaqe 110 m2. Ka leje ndërtimi për rikonstruksion banese dhënë në vitin 2002 për 8 bashkëpronarët e objektit. Për këtë pronë gjyqtari ka bërë deklarime kontrandiktore. Lejen e ka pasur për rikonstruksion dhe jo shtesë kati”, ka sqaruar KPK.

Figura dhe aftësia 

Sipas KPK, edhe DSIK e cilëson si të papërshtatshëm gjyqtarin për të vijuar detyrën. “DSIK ka sjellë raport për gjyqtarin Alltun Çela ku thuhet se është plotësuar saktë formulari. Sipas DSIK Çela është i papërshtatshëm për të qenë gjyqtar. Informacioni i përcjellë nga DSIK konsiderohet i plotë. Ne kryem hetime të thelluara dhe u bindem për këto informacione”.

Në lidhje me aftësinë profesionale, komisioni zbulon edhe mënyrën sesi Çela sillte dështimin e seancave gjyqësore. “Ne lidhje me aftësitë profesionale inspektorati i KLD-së ka sjell vlerësimin. Rezulton se për Alltun Çelën janë paraqitur 11 ankesa. Nga shqyrtimi i dosjeve u konstatua se nuk respekton oraret. Ose ka nisur seancat disa minuta para orarit të përcaktuar duke dështuar në këtë mënyrë gjyqet”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare