U desh publikimi i disa videove personale të një gjyqtareje në një rrjet social, që të gjithë rrjetet e tjera e, bashkë me to, edhe portalet e televizionet të merrnin zjarr. U gjet ushqimi i tre ditëve të ardhshme për shpirtrat e uritur për viktima.
Gjyqtaret e Facebook-ut mprehën lapsat virtuale dhe u lëshuan duke ndarë me sho-shoqin gjithkush manualin e tij mbi moralin dhe etikën në punë, njohuritë mbi Kodin Penal e atë Rrugor, si dhe një vendim të marrë prej vitesh, për dënimin maksimal të viktimës në fjalë.
Kur them vendim i marre prej vitesh, e kam në kuptim të shekujve. Sepse në këtë pike duket se nuk iu jemi larguar shume stërgjyshërve, të cilët vërtet na lanë vendin me të varfër e të prapambetur në Evropë por, kur vinte fjala për nder, pupupu, jo, aty nuk të falnin as për një shikim shtrembër; plumbin ballit.
E ja kështu edhe ne, nipërit e mbesat sot, merremi me piruetat artistike, ondet verdhacuke, veshjet dhe përveshjet e buzëve, rripin e vënë Gucci e rripin e pavënë dhe manovrat në makinën BMW, ndërkohë që këto janë thjesht simptomat e jo problemi. Sepse, siç ma tha me shpotiti një miku im i mençur, “s’kemi pse çuditemi; nëse vendos për kuzhiniere bythën, normalisht qe mut do hamë”!
Problemi pra, nuk është individual. Gjyqtarja në fjalë, me shumë gjasë edhe mund të largohet nga sistemi, por a do e përmirësojë kjo shërbimin që shqiptaret presin të marrin nga pushteti gjyqësor?
Problemi është sistemik.
Sistemi deri me sot qartësisht ka dështuar qe të bllokojë përmes filtrave të tij penetrimin e individëve si kjo gjyqtarja apo të tjera e të tjerë si kjo. Nuk është e mjaftueshme vetëm që studentët e Shkollës së Magjistraturës të kenë një performance të mirë a shumë të mire akademike, por duhet edhe të demonstrojnë karakter e personalitet, që të meritojnë titullin “gjyqtar”. Akoma më tej, pas emërimit, kontrolli nga ana e institucioneve mbikëqyrëse të sistemit duhet të jetë skrupuloz dhe i pandërprerë.
Kujtoj se, vetëm pak kohe me pare, një tjetër gjyqtare (për koincidence adashë me këtë të sotmen), megjithëse jetonte në shtëpi me qira dhe nuk rezultoi me ndonjë pasuri të dyshimtë, serish ia doli të vendoste rekord në lirimin e të dënuarve për krime nga më të bujshmit në vend. Mungesa e personalitetit profesional konkurronte fort edhe në atë rast me mungesën e personalitetit personal.
Ajo u shfaq në sy të të gjithë opinionit si një qënie e dobët, e nëpërkëmbur nga avokatët dhe krimi. Afërmendsh që individë të tille veçse dëmtojnë imazhin e pushtetit gjyqësor te qytetaret, kur ky pushtet e ka kërkesë sine qua non besimin publik për të ekzistuar dhe për t’u përballur me pushtetet e tjera dhe pushtetin e krimit.
Ndaj pyetja qe duhet të na shqetësojë të tërëve, nuk është marka e fustanit të gjyqtares, por si ia doli qe një “peshë pupël” të shndërrohet në mbajtëse të peshores së drejtësisë.
Po e mbyll këtë postim me një anekdotë që ilustron thelbin e idesë sime. Diku nga viti 2001 a 2002, gjatë një festë në ambasadën e Egjiptit në Tiranë, gjatë bisedave gjysmë formale, konsulli egjiptian rrëfeu se babai, sikundër edhe gjyshi i tij kishin qenë ambasadore.
Admirimit të bashkëbiseduesit shqiptar për këtë vijimësi familjare në shërbimin diplomatik, konsulli iu përgjigj me shume seriozitet se “në Egjipt është vështirë për të mos thënë e pamundur qe të bëhesh ambasador dhe gjyqtar i lartë, nëse nuk ke një traditë familjare në këto profesione”.
Sepse jo çdo njeri mund të bëhet gjyqtar, pavarësisht inteligjencës apo librezës se notave si student i juridikut.
O denar o gomar. Po Egjiptin na gjete si paragon per te ardhmen e Shqiperise? Duhet ti kthejm gjygjtaret ne nje klase sociale? Pranda nuk behet ky vend se ka gomar si ky.
Përgjigju