Kryegjyshata çel galerinë 'Omer Kaleshi', Baba Mondi rrëfen pse po hap portat e artit në institucion (VIDEO)

Omer Kaleshi, piktori shqiptar me origjinë nga Kërçova e Maqedonisë, që banon prej 50 vjetësh në Paris, vjen në Tiranë për të shënuar një ngjarje të re në kulturën dhe traditën shqiptare.

Me një ekspozitë unikale, Kaleshi çel të parën galeri arti në një institucion fetar në Shqipëri. Kjo galeri do të mbajë edhe emrin e tij dhe aty do të qëndrojnë edhe pikturat që u ekspozuan këtë mërkurë në Muzeun e Bektashizmit në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane në Tiranë

“Një nga këto lëvizje shpirtërore është edhe nisma dhe gjesti shumë i madh i piktorit Omer Kaleshi, i cili krijon një galeri unikale në gjithë Shqipërinë, e ndoshta në Ballkan, që lidhet me një koleksion portretesh të tij, të një arti të veçantë.”, -tha shkrimtari e studiuesi Moikom Zeqo.

Mesazhi i veprave të Omer Kaleshit është se: duhet të ndërpriten paragjykimet dhe dallimi i njerëzve në bazë fetare, etnike apo kombëtare.

1574438535_bektashizmi2.jpg

“Do të kthehem në Paris shumë i kënaqur, qysh u bë kjo galeri në një vend shumë të mirë, edhe shumë mirë.”,- tha piktori i njohur Omer Kaleshi. 

Baba Mondi e cilësoi ditën e çeljes së galerisë “Omer Kaleshi” në institucionin fetar si një ditë historike për bektashizmin, që i hap rrugë krijimtarisë artistike. “E falënderoj nga zemra që një piktor kaq i madh bëri një vepër kaq bamirëse për bektashizmin”, -tha Haxhi Baba Edmond Brahimaj, kryegjysh i bektashive dhe sufive në Tiranë dhe Ballkan.

I pyetur se, sipas besimtarëve myslimanë është menduar se piktura, fotografia apo skulptura janë të ndalura, Baba Mondi shprehet se në këtë rast bëhet fjalë për një keqinterpretim të udhëzimeve fetare:

“Nuk ndalen në asnjë vend të botës nuk ndalet, as në fenë islame, por në faltore nuk lejohet. Kjo nuk është faltore, është muze, prandaj lejohet dhe fotografia edhe piktura. Siç mbajnë ne edhe fotografitë e gjyshes, gjyshit apo familjarëve tanë. ashtu mbajnë edhe ne skulpturat dhe pikturat e këtyre shenjtorëve tanë.  Ne nuk duhet të keqpërdorim thëniet e tij, e të Kuranit që janë një buti drite për të gjithë njerëzimin.” - tha Haxhi Baba Edmond Brahimaj, Kryegjysh i Bektashinjve.

Luan Rama autori i librit “Omer kaleshi shtërgu nga Ballkani”  tha se: “Unë e vizitoj shpesh studion e  tij në Paris. Kështu që kam fatin të shijoj artin e tij piktural, i cili është një art origjinal, mjaft i thellë e filozofik.”, -u shpreh ndër të tjera shkrimtari dhe diplomati Luan Rama.

Duke jetuar në mjedise multikulturore nga Maqedonia, në Turqi, e më pas në Paris, Omer Kaleshi njihet si piktori i “dramës ballkanike” dhe i kokave të dervishëve të Ballkanit

Edhe pse shpesh e ndryshon tematikën e tij, Omer Kaleshi mbetet një piktor që ngërthen në artin e tij tradicionalen, moderne dhe mesazhin universal.

Ai është autor i ciklit prej pesëqind portreteve të pikturuara, ndërsa ka ekspozuar gjatë jetës së tij në galeritë prestigjioze parisiene, si dhe në shumë qytete të tjera të botës.

1574438550_Screenshot1.jpg

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 22/11/2019 17:37

    Ore a më ndihmon ndokush të më pergjigjet së a eshte Shqiperia shtet laik apo jo?! Di qe Turqia psh eshte shtet laik pasi prifterinjte dhe hoxhallaret atje nuk i lejon ligji të dalin në mjedis publik me veshje fetare. Ketu tek ne babagjyshet e kish-xhami-teqeve dalin me turbanë fetarë. Këto veshje nuk janë të kultures së Arbrit por ua sollen shqiptareve të Tij, pushtuesit kristjanoosmanë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët