Kryekomunarët “rrugë” të lirë për
të tentuar bashkitë, debate në KQZ

Kryekomunarët “rrugë” të lirë për<br />të tentuar bashkitë, debate në KQZ
TIRANE- Ndarja e re territoriale “fshiu” shumë prej njësive vendore, por ndryshimet e bëra në Kod nuk i kanë hequr atyre të drejtën për të kandiduar për bashkitë e mëdha. Në mbledhjen e djeshme të KQZ-së, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Njazi Kosovrasti kërkoi që për të gjithë kryetarët aktualë të komunave, njësi të cilat nuk do të ekzistojnë pas ndarjes territoriale, të kërkohet mbledhja e firmave nëse do të duan të garojnë për bashkitë e mëdha.

Ndërkohë që në ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor, të cilat janë dekretuar një ditë më parë edhe nga Presidenti i Republikës, nuk parashikohen kufizime për drejtuesit e komunave pasi sipas ligjit ata e gëzojnë mandatin e tyre deri më 14 shtator. Disktutimi i projekt-vendimit mbi modelet e kandidimit që do të përdoren në zgjedhjet vendore, ka nxitur debate të forta dje në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ, Kosovrasti kërkoi të vendoseshin kufizime për të gjithë ata drejtues të komunave të cilat do të kërkojnë që të garojnë në bashkinë e qarkut në të cilën përfshihej njësia administrative e drejtuar prej tyre. Sipas Kosovrastit për të gjithë atë vendorë dhe drejtues komunash të cilët do të kërkojnë të kandidojnë si të pavaruar të kërkohet respektimi i kushtit për të mbledhur 1% të firmave nga zgjedhësit.

“Kur flitet për kandidatë të pavaruar që propozohen nga parti që nuk janë parlamentare, apo nuk janë pjesë ndonjë koalicioni, problemi është se ligjvënësi ka vënë ca kushte, duhet të mbledhësh 1 % të firmave. Që ai kryetari i komunës dhe bashkisë do ta kryejë funksionin e tij deri në fund kjo ska asnjë shqetësim, kjo ska lidhje me këtë. Problemi është që ta zemë  p.sh që kryetari i komunës së Krrabës që është pjesë e bashkisë së re të Tiranës, çfarë përfaqësimi ka ai, sa vota ka marrë ai.”,deklaroi Kosovrasti.

Ndërkohë që nënkryetari i KQZ-zë,Denar Biba kërkoi që të mos prishet kuadri ligjor i cili i jep të drejtë drejtuesve vendorë për të qenë pjesë e garës për shkak të funksionit përfaqësues që kanë gëzuar më parë. “Në aspektin e ligjshëmërisë këta nuk vuajnë asnjë pikëpyeje, sepse janë funksionarë të zgjedhur dhe të certifikuar. Ata kanë mbështetjen e bamorëve të zonës, e cila do jetë pjesë tashmë e një njësisë më të madhe e pushtetit lokal.

Do isha për variantin që mos shkaktonim një shkelje apo një lloj cënimi”, u shpreh Biba. KQZ miratoi më pas këtë ndryshim, duke i lënë rrugë të lirë vendorëve për të kandiduar. Gjithashtu KQZ caktoi 9 prillin si afatin brenda të cilit partitë politike duhet të sjellin emrat e anëtarëve me të cilët do të përfaqësohen në komisionet zonale të administrimit zgjedhor (KZAZ).

KQZ vendosi gjithashtu të miratojë rezultatet e shortit të hedhur për caktimin e partisë që do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve. Sipas shortit, PS do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër çift, ndërkohë që PD në të gjitha ato me numër tek.

PD:Kryekomunarët me 500 banorë do konkurojnë për bashki të mëdha
Përfaqësuesja e KQZ- Dokumentet e kandidimit janë që me deklaratat përkatës të kandidatëve dhe me setin e dokumentave që do marrë KZAZ. Në setin e dokumentacion është ai për regjistrimin e kandarit që nuk zotëron një mandat dhe ai për regjistrimin e një kandidati që zotëron një mandat.

Kosovrasti- Si kandidat apo si kryetar i qeverisjes vendore?

Përfaqësuesja e KQZ- Në këtë rast do konsiderohet, ata që kanë marrë mandatin e kanë 4 vjeçar dhe i përfundon më 14 shtator.
Kosovrasti- Kryetari i një komune të Vorës s’mund të kandidojë në bashkinë e Vlorës.

Përfaqësuesja e KQZ- Ai aktualisht gëzon një mandat, kushtetuta thotë se ai ka një mandat katër vjeçar. Ky është një mandat i një njësie vendore përbëresë e bashksië ku do kandidojnë.
Kosovrasti- Atëherë ky është problem, këtu mbajmë qëndrim
Osmanaj- Nëse një kryetari i një komune mbështet nga 50 mijë zgjedhës, pra numri i duhur, në komunën Shëngjergj e mbështet 200-300, pra e mbështet dikush, pra ai ka një mandat. Unë mendoj që e gëzon atë mandat dhe nuk mund tia heqim ne, se ato e kanë deri në zgjedhje dhe ne s’kemi të drejtë që tja heqim

Kosovrasti- Ky problem është çështje përfaqësimi. Edhe kur flitet për kandidatë të pavaruar që propozohen nga parti që nuk janë parlamentare, apo nuk janë pjesë ndonjë koalicioni, problemi është se ligjvënësi ka vënë kushte, duhen mbledh 1 % të firmave.

Shtjefni- Ne nuk po diskutojmë mandatin. Këtu ska diskutim. Po diskutojmë për dokumentacionin që mund të kandidojnë këta. Kandidatët e propozuar nga zgjedhësit përjashtohen nëse janë kryetarë bashkie apo komune, dhe nëse komuna ka rënë me ligjin e ri, atëherë të gjithë kryetarët e komunave s’mund të kandidojnë.

Kosovrasti- Ligjvënësi thotë që nuk ka komunë po ka bashki. Ligji dikur e kishte të përcaktuar se pa mbledhur firma, kryeatri i komunës kishte të drejtë të kandidadonte në atë komunë. Por nuk mundet tani që për 500 vota që ke marrë nga ajo komunë të konkurrosh në një bashki të re që mund të ketë 1 milionë zgjedhës

Biba- Në aspektin e ligjshëmërisë këta nuk vuajnë asnjë pikëpyeje, sepse janë funksionarë të zgjedhur dhe të certifikuar. Ata kanë mbështetjen e bamorëve të zonës, e cila do jetë pjesë tashmë e një njësisë më të madhe e pushtetit lokal. Do isha për variantin që mos shkaktonim një shkelje apo një lloj cënimi.

Zguri- Atyre u jepet kjo e drejtë pikërisht për këtë territori, dhe tani që flasim nuk ekziston ajo. Kryetari i komunës Prezë, a ka Prezë më, jo nuk ka, sepse ne po konkurojmë për 61 njësi. Gjonçaj- Te referendumet thoshit ka Prezë,tani thoni s’ka

Zguri- E përfitojnë këtë të drejtë në një territort të caktuar ku ata janzë zgjedhur.  Në kushtet që jemi s’ekziston ai territor.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 8 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

U dënua për korrupsion, senatori amerikan Menendez jep dorëheqjen

U dënua për korrupsion, senatori amerikan Menendez jep dorëheqjen