Kryetari i Komunës së Prishtinës ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të promovuar linjën e re të autobusëve në Prishtinë.
 
Ndrësa së bashku me gazetarë dhe figura të tjera poltike udhëtonte me autobusin e ri Ahmeti ka postuar në Facebook një video live.
 
“Jemi në trafikun urban në autobusin që po e provojmë sot për herë të parë, përshëndetje dhe urime për të gjithë qytetarët e Prishtinës për 15 autobuzët e parë. Po më pyesin nëse është nxehtë, po edhe nxehtë qenka”, shprehet Ahmeti.