Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim me banorët e njësisë numër 2 në Tiranë ku ndërsa ka folur për programin e LSI, ka thënë se 5 prioritetet janë të realizuaeshme sipas saj në 5 muaj dhe me kosto financiare 0 në buxhetin e shtetit.
"Dje bëmë prezantimin e programit të LSI-së, ku tashmë ne jemi shumë të qartë në atë që i ofrojmë qytetarëve. Nëse deri dje ishim në takime me ta për të folur dhe dëgjuar problematikat, apo edhe për të diskutuar e debatuar, sepse në fund të fundit nëse nuk diskutojmë as ne nuk e kuptojmë se çfarë ndodh, por as njerëzit nuk na kuptojnë ne. Dje kemi qenë të drejtpërdrejtë ku kemi bërë propozimet e programit, ku dua të theksoj që ne tashmë duhet ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve dhe kjo është një nga pikat tona kryesore. Sepse edhe propozimet tona kanë të bëjnë jo vetëm me problematikat dhe jetën e përditshme të tyre, por kanë të bëjnë edhe me fuqizimin ekonomik të tyre.
Ne kemi 5 propozime, të cilat do angazhohemi në 5 muajt e parë të qeverisjes. Janë 5 propozime shumë të thjeshta, që shkojnë drejtpërsëdrejti tek qytetarët. Kanë një kosto financiare 0 në buxhetin e shtetit, por përkundrazi kërkojnë një vullnet politik dhe një dëshirë të mirë nga qeverisja për t’i shërbyer qytetarëve. Sot shqiptarët janë në një gjendje shumë më të keqe seç kanë qenë 4 vjet më parë. Sot shqiptarët paguajnë taksa shumë më shumë seç kanë paguar më parë", tha ajo.
Kryemadhi u shpreh se shteti sipas saj duhet ta shikojë biznesin si partner dhe jo si armik. Ajo shtoi se duhet që më 25 prill, t’i jepet fund tranzicionit dhe të krijohet shpresë tek qytetarët.
“Ajo që ne duam të themi është që të bëjmë që rinia të qëndrojë këtu dhe të mos shpopullohet më Shqipëria. Për LSI, më mirë 3 milionë shqiptarë të pasur dhe jo oligarkë sesa 3 oligarkë dhe 3 milionë shqiptarë të varfër. Shteti ta shikojë biznesin si partner dhe jo si armik.
Ne mund të kemi turizëm plot. Ne jemi për taksën e sheshtë 9 përqind. Do marrë fund ky lloj taksimi , deri edhe ajrin e taksojnë. T’i japim fund tranzicionit dhe të krijojmë shpresë të re tek qytetarët. Të kemi të gjithë mundësi të jetojmë në Shqipëri”, tha Kryemadhi.
Mona vish nje dekolte me te hapur se po te mbulojn djerset e 25 prillit..
PërgjigjuI ka per sy se ajo nukmban as. Breke