Kryemadhi akuza ndaj Ardian Dvoranit: Kapja e tij nga Rama ka prodhuar krizën politike

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar situatën e krijuar me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, duke i dalë në mbrojtje Metës, dhe duke hedhur akuza ndaj Kryetari i Komsionit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranit.

"Ajo që dua të theksoj, e thash edhe pak me parë, unë e kam bërë të qartë edhe ne intervistën time në Zërin e Amerikës, nuk jam një juriste që të diskutoj proceset ligjore por di të them diçka që në Kushtetutë janë shumë të qarta veprimet e Presidentit. Di të them edhe diçka tjetër që, katër kandidatë për katër vende ku kemi të njëjtët persona që kandidojnë në listat, vakancat për Gjykatën Kushtetuese ndërkohë nga ana tjetër dua të theksoj që shkelja e ligjit të Z. Dvorani përsa i përket shpalljes dhe publikimeve në Fletoren Zyrtare është një proces për të cilin ajo është një zgjedhje që ka bërë vetë Presidenti i Republikës për ta çuar më tutje por dua të theksoj që nuk janë të rastësishme të gjitha veprimet dhe kapjet që ka kërkuar të bëjë mazhoranca dhe sidomos Kryeministri Rama për sistemin e drejtësisë. Mosngritja e Gjykatës Kushtetuese prej më shumë se dy vitesh, bllokimi i ngritjes së KED-së në mënyrë të tillë që KED-ja të drejtohej nga një njeri i besuar nga Z. Rama dhe ne jemi shumë të qartë se çfarë ka ndodhur me KED-në sepse në fakt situata ekonomike dhe e gjithë kriza ekonomike që ka ndërtuar Z. Rama e ka bërë të pavëmendshëm opinionin publik ndaj kapjes dhe ndaj përdorimit të instrumenteve të ndryshme po themi shqiptare dhe anti shqiptare apo kombëtare dhe ndërkombëtare për kapjen e sistemit dhe të Reformës në Drejtësi. Ajo çfarë është e rëndësishme dhe që dua të theksoj, mospublikimi i dekreteve të Presidentit që është me ligj, në Fletoren Zyrtare dhe publikimi i një vendimi apo shpallje e kryetarit të KED-së që është e paligjshme, tregon hapur se si është përdorur dhe përdoret sistemi i drejtësisë për të cilët shqiptarët mezi e kanë pritur, për të cilët ndërkombëtarët kanë paguar fonde jashtëzakonisht të mëdha dhe tregon hapur që lidhja e Z. Dvorani dhe kapja e Z. Dvorani nga mazhoranca, duke filluar nga Kryeministri Rama, Ëngjëll Agaci e të gjithë me radhë, nuk kanë bërë gjë tjetër vetëm se kanë prodhuar këtë krizë politike në të cilën ne jemi sot. Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, nuk është e thënë që Gjykata Kushtetuese nuk jeton dot pa Ardian Dvorani si Kryetar të KED-së  dhe nëse ne mendojmë që duhet të sabotojmë të gjithë procesin e Reformës në Drejtësi që Z. Rama të zgjedhë kryetar të KED-së ose më shumë Ëngjëll Agaci të zgjedhë kryetar të KED-së Ardian Dvoranin unë nuk mendoj që kjo është sfidë e shqiptarëve", tha Kryemadhi. 


Lajmi kryesor:

Kryemadhi: Meta fajtor për krizën dhe pse solli Ramën në pushtet! Dvorani 'i kapur' nga qeveria


/B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?