TIRANE- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka risjellë një deklaratë të bërë gjatë konventës së LSI, ku kritikon kreun e qeverisë Edi Rama, për sjelljen ndaj Kosovës, ndërsa e quan shengenin ballkanik nismë anti-shqiptare. Kryemadhi shprehet se Rama po promovon shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, gjë e cila copëton jo vetëm Kosovën por i vë zjarrin gjithë rajonit.
"Sjellja e Edi Ramës ndaj Kosovës, antishqiptare. Sjellja e tij ndaj Kosovës, eshte qartësisht antishqiptare: nuk mund të quhet ndryshe promovimi i shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, që copëton jo vetëm Kosovën, por i vë zjarrin gjithë rajonit apo fishekzjarret e tij demagogjike për Shqipërinë e Madhe, nuk mund të quhet veçse destabilitet.
Nuk mund të quhet veçse antishqiptare një politikë presioni ndaj Kosovës për çështje të rëndësishme të marrëdhënies së saj me Serbinë, si ajo e taksës. Nuk mund të quhet ndryshe angazhimi në nisma rajonale, jo-transparente, pa qëllime e objektiva të qarta, si e ashtuquajtura Mini-shengen, duke përjashtuar dhe tradhëtuar Kosovën dhe duke fyer publikisht udhëheqësit e zgjedhur të Kosovës", deklaron Kryemadhi.
-
Fashatarja ordinere!
Përgjigju -
Çfar diskretitimi është për Kombin Shqiptar që një femër e niveli të till si kjo qelbësira fshatare të jet në majat e politikës KAK Shqiptare. Kjo fundërrin histerike hajdute s'vlen as për pastruse wc jo më të drejtoj politikën. E gjith kjo zollomahi që bëhet e ka fsijn populli debil Shwiptar. Se ska shpjegim tjetër duke par ktë ll9i buçe rrugësh në politik. TMERR TMERR TMERR.
Përgjigju -
O aman!!Ju mos na shitni atdhetarizem!ju qe vodhet,ju qe varferuat popullin dhe u pasuruat vet! Ju qe asnjehere nuk menduat per kete toke te djegur e kete popull te ndjekur!Ju heshtni!Mos flisni atdhetrizem!Ky fjalor e kjo gjuhe, nuk eshte e juaja!
Përgjigju -
Nuk ke vendosur te besh pushim per vitin 2020 qe te perballosh jeten ne "vilat 3 Recit"?
Përgjigju











Komente
Komento