LSI-ja si PD-ja/ Kryemadhi: Hapim partinë për shqiptarët deri në Australi, 2020-ta do jetë rezistencë kundër Ramës (VIDEO)

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi sot Konventën e Tiranës, ku prezantoi edhe ndryshimet në degën e kryeqytetit. Endrit Brahimllari nga Tirana shkon në Korçë si drejtues politik, ndërsa në vendin e tij është caktuar Përparim Spahiu, ish-deputet i Dibrës. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shpalosi sloganin 'Dekada e Shpresës dhe Ndryshimit' dhe të dyerve të hapura për të gjithë ata që duan t'i bashkohen kësaj partie nga Europa, SHBA-ja dhe deri Australi. Kryemadhi tha se LSI-ja ka nevojë për ide dhe energji të re. "Sot unë dua të shpalos fushatën e dyerve te hapura të LSI në të gjithë Shqipërinë, por jo vetëm, edhe në Europë, edhe në SHBA, Australi dhe kudo. Kam besuar gjithmonë se politika më e mirë, mesazhi më i mirë për sot dhe për nesër është Një Shans për të Gjithë! Të gjithë e kujtojnë që kjo ishte dhe kredoja jonë në fushatën e vitit 2017. Sfida një shans për të gjithë vazhdon dhe një shans për të gjithë në LSI do të thotë që gjithkush mund të kontribuojë, gjithkush mund të kandidojë, gjithkush mund të shprehë lirisht idetë e reja, gjithkush mund të garojë dhe të fitojë.

Dyert e LSI-së për të garuar janë të hapura për të gjithë ata vajza dhe djem dhe duan të kontribuojnë për ringritjen e demokracisë. Pavarësisht se kujt partie apo feje i përkasin. Nën dritën e dekadës së re e ofrojmë për të gjitha ata që duan të përfshihen në listat e partisë, për të garuar dhe për t’u bërë pjesë me angazhimin dhe kontributin e tyre nga kandidatë për deputetë, kryetarë bashkie, për  këshilltarë, anëtarë në komisionet politike pranë LSI, të forumeve drejtuese apo të konkurrojnë për drejtues të degëve në të gjithë Shqipërinë. Po krijohet rrjeti i miqve të LSI-në në Europë dhe SHBA. LSI ka nevojë energji të reja dhe ide të reja" tha Kryemadhi, teksa në dhjetor ishte aleati i saj në opozitë, Lulzim Basha që hapi Partinë Demokratike duke u bërë thirrje figurave të reja dhe të vjetra për t'iu bashkuar.

2020, vijoi më tej Kryemadhi, do të jetë viti i rezistencës dhe rrëzimit të qeverisë Rama dhe zgjidhja sipas saj vjen nga programi i opozitës së bashkuar. "Viti që sapo kemi hyrë, 2020, do të jetë viti i rezistencës dhe fitores së padiskutueshme në përballjen tonë me klanin e tradhtarë të interesave kombëtare, me grupet e hajdutëve të votave, me uzurpatorët dhe shkatërruesit e ekonomisë së vendit, me krimin që ka fytyrën e Rilindjes sepse ne sot jemi shumica absolute e padiskutueshme e shqiptarëve. Kjo sëmundje e rëndë po e gërryen, po e asfikson, po i merr frymën, po e mpak dhe po e mplak Shqipërinë. Ndaj është detyrë patriotike e çdo shqiptari për të kontribuar në shërimin e kësaj të keqeje. Çdo orë dhe minutë është shumë e çmuar, prandaj për asnjë çast s’mund të flemë të qetë përballë Shqiperise që lëngon.

Çdo sacrificë e jona nuk është asgjë për të shpëtuar Shqipërinë nga sëmundja e Rilindjes. Ne së bashku do të fitojmë pa asnjë diskutim  përballjen me të sepse kemi shpirtin, kemi forcën, kemi idetë, kemi zgjidhjen! Sepse Ne sot jemi shumica absolute e shqiptarëve, që e duam dhe e kemi vendosur Shqipërinë të parën!  Rrugëtimi ynë në dekadën e shpresës dhe ringritjes kombëtare nis sot, nis tani.  Kjo përpjekje patriotike në shërbim të Shqipërisë kërkon burra dhe gra, të rinj dhe të reja kurajozë dhe me dinjitet. Krenarë për familjen, krenar për atdheun e tyre. Ne jemi gati ta primë Shqipërinë në dekadën e re, ne dimë ta realizojme këtë! Ne mund ta realizojme kete, të gjithë së bashku do tia arrijme" tha ajo.

Kryemadhi tha se që sot LSI-ja do të rifillojë aksionin politik, por nuk dha detaje se di do të veprojnë kundër shumicës, pasi Basha është tërhequr nga protestat."Sot rifillojmë aksionin politik të Lëvizjes Socialiste për Integrim pasi është mbyllur një vit i gjatë dhe i zymtë për shqiptarët, që kulmoi me fatkeqësinë natyrore të 26 Nëntorit, ndërkohë që varfëria ekonomike u thellua më tej, dhe BE tha një tjetër “JO” për hapjen e negociatave. Ne sot kemi takimin e parë politik organizativ për 2020. Ne të gjithë sa jemi, këtu jemi të bindur e kemi besim se Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë më shumë se çfarë ju është premtuar, e shumë herë më tepër se çfarë ju është ofruar në realitet. Ne po lëmë pas një vit të vështirë, i cili do të lërë plagë në shpirtin e shqiptarëve.

Viti 2019 do të shënohet si viti që 120.000 shqiptarët e braktisën vendin e tyre për tu garantuar shkollim,shëndetësi,siguri dhe ekonomi për fëmijët e tyre, qe nuk i gjetën dot këtu në Shqipëri, e më keq akoma, nuk patën besimin se mund t’i gjenin ndonjëherë. Po t’i hedhim një sy kalendarit të tranzicionit shqiptar do të shikojmë që Shqipëria është përballur me dy momente tragjike: në 1991 dhe në 2019. Këto dy periudha i bashkon  e përbashkëta e zbrasjes së Shqipërisë nga të rinjtë dhe të rejat e saj, nga filizat e rinj më të mirë të cilët do të ishin kontribuesit kryesorë të ndertimit të një vendi për të cilin do të ishin krenarë. Një vend ndërtuar mbi demokracinë, ku sundon e ligji i barabartë për të gjithë, ku secili ka mundësi të barabarta për arsimim, për punësim e biznes, ku shteti i garanton çdo qytetari sigurinë e shendetit, ushqimit dhe të jetës. Në eksodin e sotëm, ai që ishte dikur “Blloku i udhëheqjes” është zëvendësuar me Grupimin e Rilindjes, që janë pjesë apo përfaqësues të bandave kriminale që blejnë pushtetin me paratë e pista, që më pas pushteti tu shërbejë vetëm atyre".

Sipas saj, mungesa e dialogut politik, mungesa dhe vonesa në ngritjen e institucioneve të drejtësisë, dhe zbatimin e reformën në drejtësi, nuk ka më dyshim që ishin përpjekje e Ramës dhe alibi e tij për kapjen e sistemit të drejtësisë. "Me një qellim, ruajtjen e vetes dhe bandës së tij nga ndëshkimi për grabitjen dhe skandalet në kurriz të shqiptarëve. Tashmë fasades i ka dale boja. Evropa nuk i tha JO shqiptarëve, por autokratit Edi Rama. 9 kushtet që Bundestagu i vuri Shqipërisë janë shumë të qarta. LSI dhe opozita e bashkuar ka patur gjithnjë gatishmërinë për të realizuar të gjitha kushtet që kanë të bëjnë me hapjen e negociatave.Por, si gjithmonë, ka vetëm një person që nuk e do hapjen e negociatave; dhe ky është Edi Rama, i cili nuk do që të ketë më shumë BE në Shqipëri, se kështu merr fund uzurpimi i pushtetit dhe vjedhja qe i bën shqiptarëve. Boja i ka dalë edhe fasadës së premtimeve te tij tek ndërkombëtarët për reformë elektorale, të cilën po bën çmos për ta zvarritur për ta shtyrë, sepse e di se pa reformë, nuk mund të ketë zgjedhje, dhe zgjedhjet janë tmerri i tij".

Kryemadhi nuk kurseu akuzat kundër Ramës edhe në politikën rajonale duke iu referuar nismës për shengenin Ballkanik. "Boja i ka dalë edhe karagjozllëkut dhe vulgaritetit të Edi Ramës, qe e shiste si modernizëm. Ne e mirebesuam dhe me pas e nënvlerësuam si përpjekje të tij për të mbuluar padijen apo gabimet. Në fakt ajo ishte fasada e një plani të detajuar dhe të mirorganizuar,së bashku e i lidhur me një grusht njerëzish të fuqishëm dhe që rrënjët e tyre shtrihen në lobet antishqiptare. Sjellja e tij ndaj Kosovës, eshte qartesisht antishqiptare: nuk mund të quhet ndryshe një politikë paternaliste ndaj Kosovës kur ky shtet i ri po forcon reputacionin e tij ndërkombëtar nuk mund te quhet ndryshe promovimi i shkembimit te territoreve midis Kosoves dhe Serbise qe copeton jo vetem Kosoven por i ve zjarrin gjithe rajonit apo fishekzjarret e tij demakogjike për Shqipërinë e Madhe, kur Kosova është në kulmin e përpjekjeve të saj për antarësim në organizata rajonale e ndërkombëtare si dhe për njohje të reja; nuk mund të quhet veçse antishqiptare një politikë presioni ndaj Kosovës për çeshtje të rëndësishme të marrëdhënies së saj me Serbinë, si ajo e taksës; nuk mund të quhet ndryshe angazhimi në nisma rajonale, jo-transparente, pa qëllime e objektiva të qarta, si e ashtuquajtura Mini-shengen, duke perjashtuar dhe tradhetuar Kosovën jashtë, e duke fyer publikisht udhëheqësit e zgjedhur të Kosovës. Po ndodh në kohën e Edi Ramës, që është zyrtarisht edhe ministër i jashtë i Shqipërisë, që disa vende po tërheqin njohjet për Kosovën. Ndërkohë, që miku më i ngushtë në rajon i tij është Aleksandër Vuçiç, që është arkitekt i revanshit kundër Kosovës" tha ajo.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 05/01/2020 08:44

    Me Nafije Dybekun në ballë leshitdhise do shkoje përpara nga fitorja në fitorje dhe Kejdi dhembcakallja dhe Epshurr Brahimkari dhe Nora By*derrja gjithollog'ja surratgerdalla do vijnë në pushtet në vitin 2036 Kur të qethen delet

    Përgjigju
  • Arsen lupeni: 05/01/2020 03:54

    SPAKU DUHET TA NISE PUNEN ME DOSJEN E PARE TE LSI,,KJO PARTI KA TE PAKTEN 1000 DOSJE PENALE KORRUPSIONI NE KURRIZ,,,NGA KU MUND TE HYJNE NE BURG 100 ZYRTARE E MINISTRA TE LESH E LISE.. KJO PARTI LSI DHE PD JANE LLUMI I SHQIPERISE,,,DHE NBESHTETESIT E TYRE I KANE LLUM,;NJEREZ PA INTEGRITET,,KULTURE,,BESE,,HAJDUTE,,KRIMINELE,,HIPOKRIT,LEGENE,,DALLAVERAXHINJ,,QENEFI KOMBIT,...ME KETA PLEHRA PS DHE EDI RAMA RRI 100 VJET NE PUSHTET.....

    Përgjigju
  • Ua ua: 04/01/2020 23:25

    Cfar ba**lle eshte kjo silikoni

    Përgjigju
  • tini: 04/01/2020 16:25

    Mos shko deri ne Australi po rri ne Tirane se partia eshte kthyer ne shpk tuaj.

    Përgjigju
  • Ciu ciu: 04/01/2020 16:20

    Mona bashke me burrin tat jeni njerezit beni pjese ne personat me te urryer nga shqiptaret brenda dhe jashte e kaloni kufirin e Australise dhe Afrikes.

    Përgjigju
  • Anila: 04/01/2020 16:05

    Si eshte e mundur,,lesh e lia,,ilir meta ,monika kryemadhi,,,keta njerez te poshter e hajdute te arrijne te futen ne parlament ,, keta vendin e kane ne burg,per grabitjen e lekeve te popullit ....si i votojne keta ndyresira nuk e kuptoj....

    Përgjigju
  • Arbëri: 04/01/2020 14:16

    Pd & lsi mundohen ta kopiojnë VV -n e Albin Kurtit ...!

    Përgjigju
  • Po pse: 04/01/2020 13:22

    Monika e ka pas nonjehere te mbyllur?.... Ajo gjithmone hapur i ka mbajtur....

    Përgjigju
  • Kafsha: 04/01/2020 13:21

    Ty moj fshatare emigrantët të bëjnë m... mu në kokë!

    Përgjigju
  • Haha: 04/01/2020 13:17

    Shurtuthulla Monike si shurdhjese Lope

    Përgjigju
  • O tej: 04/01/2020 13:12

    Ok. Hapi kembet Ti Monik ne gati jemi te aderojme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë