Kryemadhi: Burrat nuk kanë bërë asgjë për vendin, Rama mos të çuditet kur të përdorim kanunin

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u takua sot me gra dhe vajza nga ku foli për forcën e gruas në vend. Ajo tha se në 30 vjet, tranzicioni politik i burrave nuk ka bërë asgjë për vendin. Në fjalën e saj Kryemadhi hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama teksa tha se shqiptarët do ia tregojnë vlerën dhe moralin.

 Kryemadhi foli për protestën e madhe të 25 Majit, të cilën e quajti protestën më paqësore dhe më qëndrestare të qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.

"Pjesa më e madhe e komisionerëve të LSI-së do të jenë gra, sepse gratë as nuk shiten dhe as nuk blihen. Gratë e LSI-së kanë qenë ato që kanë luftuar dhe janë përballur trup më trup, frymë më frymë, çdo kërcënim dhe çdo luftë. Gratë e LSI-së janë elementi më luftarak që ka LSI-ja, ashtu sikurse gratë e LSI-së janë dhe motivimi, sepse nuk mund të guxojë më njeri ti preki gratë dhe vajzat tona edhe me ligj, edhe me kanun. Sepse aty ku Edi Rama nuk e pranon ligjin dhe aty ku njerëzit e tij nuk e pranojnë ligjin, mos të çuditet kur shqiptarët të përdorin kanunin. Aty ku Edi Rama nuk njeh vlerën dhe moralin, mos të çuditet kur shqiptarët t’i tregojnë moralin dhe vlerat e shqiptarëve. Dhe sa më shumë e zgjat agoninë e tij, aq më shumë revoltohen njerëzit. Sa më shumë do të zgjasë vuajtjet e shqiptarëve aq më shumë shqiptarët do ta ndëshkojnë atë.

Prandaj çdo ditë që ikën është dhimbje për të, çdo ditë që ikën më shumë se dhimbje për Edi Ramën është dhimbje për shqiptarët. Prandaj edhe ne si nëna, siç kujdesemi çdo ditë për fëmijët tanë, edhe ne do të punojmë çdo ditë e më shumë pa u ndalur asnjë sekondë, jo vetëm për të sensibilizuar njerëzit, por për të dalë më 25 maj në shesh, të gjitha bashkë, siç jemi me motrat tona, me komshiet tona, me shoqet tona, të gjitha siç jemi për të qenë sa më shumë gra dhe vajza në shesh për t’i dhënë asaj proteste paqësore dhe qëndrestare të qytetarëve të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë fytyrën e nënës, fytyrën e gruas, atë fytyrë për të cilën vërtet ka nevojw. Politika në këto 30 vite tranzicion i ka marrë frymën shoqërisë shqiptare, i ka marrë frymën popullit shqiptar, ku pjesë e këtij sistemi kemi qenë edhe ne, që sot duam ta ndryshojmë. Më mirë vonë, sesa kurrë thotë një fjalë e urtë popullore. Më mirë që u kujtuam tani, sesa të mos kujtoheshim fare për ta ndryshuar këtë sistem. Ajo që dua të them është që ne duhet të qëndrojmë. Çdo ditë që ne qëndrojmë, çdo ditë që ne jemi më të fortë, çdo ditë që ne jemi më prezent në të gjithë këtë strukturë proteste dhe revolte, që është krijuar tashmë, jo për shkak të partive politike, por për shkak të vuajtjes që iu është shkaktuar shqiptarëve në gjithë këto vite nga klasa politike do të rrëzohet shumë shpejt nga qëndresa jonë dhe nga organizimi ynë", tha Kryemadhi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ili: 22/05/2019 08:03

    foli goca e shallvareve qe u mesoi "cigaren" gjithe cunave te lagjes.

    Përgjigju
  • Pilipali: 21/05/2019 22:37

    Nqs i jepet pushtet ketij njeriu,do dukej Enveri lule.

    Përgjigju
  • Koli: 21/05/2019 22:24

    Ca deklarata idjote pa lidhje, cfare po behet

    Përgjigju
  • Skrapari: 21/05/2019 22:08

    Hahahahahah hahahahahah kanuni a e njeh kjo kanunin

    Përgjigju
  • Korrupsion halesh: 21/05/2019 20:28

    Do fillojne te te shterojne paret dalngadale. Keto qe ke ketu se ato jashte qajini perjete hahaha

    Përgjigju
  • USA: 21/05/2019 19:57

    Po gruaja jote iliri mos beri the?????

    Përgjigju
  • Of: 21/05/2019 19:55

    Mos moj qyqa do me drejtu shqiperine flet per vete ti mos ngatero dtudentet po mos u duk me ne tv

    Përgjigju
  • toni: 21/05/2019 19:51

    moralin vetem likja e njeh

    Përgjigju
  • VANGJUSHI XHINËS: 21/05/2019 19:49

    O monika fallxhore akoma vazhdon ti e lef pa pushim. Shko dhe tako gazetarin Artan Hoxha që të tregoi si likja jot dallaverexhi se çi ka bër grave e nënave Shqiptarve. Prandaj mos vazhdo e lef pa pushim.

    Përgjigju
    • Te: 22/05/2019 05:48

      Po ca kanuni thua kanuni i malokerise

    • Dada: 21/05/2019 21:36

      Ik mo si gruaja dhe burri ilir.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?