TIRANË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është një nga ato figura publike që e ka thënë hapur se COVID-i nuk ekziston, e megjithatë për të ky virus është një mjet për të sulmuar dhe hedhur akuza për qeverinë. Ajo thotë se COVID-i kërkon marrjen e masave konkrete dhe jo propagandë duke vënë th4eksin se duhet të bëhet testimi i nxënësve dhe mësuesve.

"Përballimi i COVID në shkolla kërkon masa konkrete dhe jo propagandë. Testimi dhe masat mbrojtëse për nxënësit dhe shkollat janë detyrim i qeverisë. Kryeministër dhe qeveri mjaft kursyet për shëndetin e nxënësve në shkolla, kur nuk kurseni miliarda për koncesione", shkruan Kryemadhi.

 Ky reagim vjen pas videos së publikuar më herët nga kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, ku një nxënës denoncon se një mësues ka rezultuar me COVID, por nuk është marrë asnjë masë.

Postimi i plotë i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi